1770387058_federatashqiptareeskivekokshdennixhepa.jpg

Sot në orën 20:00 në stadiumin 'San Siro' të Milanos do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026', por Shqipëria nuk do të parakalojë aty.

Arsyeja kryesore është sepse do të ketë parakalime në katër pika të ndryshme dhe duke qenë se Shqipëria nuk ka një traditë të suksesshme në Lojërat Olimpike, ashtu si edhe disa shtete të tjera, nuk do të jenë në 'San Siro' sonte.

Thelbësore për këtë vendim është edhe fakti që Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike vetëm me skiatorë, që do të thotë se parakalimet do të kryhen në Cortina d'Ampezzo dhe Livigno. Dy pika ku janë të përqëndruara sportet që zhvillohen përmes skive. Pika tjetër e parakalimeve do të jetë në Predazzo.

Në Cortina d'Ampezzo flamurmbajtësja e Shqipërisë do të jetë Lara Colturi, ndërsa në Livigno, Denni Xhepa. Dy skiatorët e tjerë më të cilët përfaqësohet Shqipëria janë Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Datat e garimit:

Më 11 shkurt: Denni Xhepa do të jetë në garën e Slalomit Gjigand që starton nga ora 11:30 në Bormio.

Më 14 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalom që starton në orën 11:30 në Bormio.

Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigand në orën 10:00 dhe lëshimi i dytë në 13:30 (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.

Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit në orën 10:00 në Bormio.

Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Slalomit në orën 10 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.


Lajmi kryesor:

Milano-Cortina 2026/ Flaka Olimpike mbërrin në 'Duomo', sot në orën 20:00 ceremonia hapëse në 'San Siro'! Shqipëria garon me 4 skiatorë