Rafael Soza, i cili sapo prishi kontratën me skuadrën moldave, Sherif Tiraspol, është i njohur në vendin tonë, pasi në dy sezonet e fundit ka luajtur me Dinamon (kampion në sezonin 2009-2010) dhe Skënderbeun (kampion 2011-2012).
Trajneri Shkëlqim Muça e njeh mirë ish-lojtarin e Estudiantes, pasi e ka pasur nën urdhrat e tij te Dinamo dhe Skënderbeu, kur tekniku tiranas ishte në bankinën blu dhe atë bardhekuqe.
