Flamurtari dhe Laçi kualifikohen
Kukësi eliminohet nga Europa

Laçi kualifikohet për në turin e dytë në Europa League pasi mposhti nga pika e bardhë e penalltive ekipin e Rudar Velenje të Sllovenisë me rezultatin 3-2.

90 minutat e kohës së rregullt mes dy ekipeve përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1 duke  e dërguar ndeshjen në shtesë për të vendosur fituesin, pasi edhe ndeshja e parë mes dy ekipeve në Slloveni përfundoi me rezultatin 1-1.

Segun James Adeniyi kaloi Laçin në avantazh në minutën e 58 të pjesës së dytë. Bardhezinjtë e drejtuar nga Stavri Nica mbajtën në fuqi avantazhin deri në minutën e tretë shtesë, teksa Mate Eterovic barazoi rezultatin 1-1 duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Shtesa e parë dhe e dytë përfunduan pa gola duke detyruar ekipet të drejtoheshin nga pika e bardhë.  Laçi tregohet më i saktë, pasi shënon 3 herë me Vucajn, Shetën dhe Adeniy, ndërsa Vujadinovic pret 3 penallti të kundërshtarëve duke kaluar bardhezinjtë në turin tjetër.

Laçi festoi dyfish kualifikimin, pasi ishte hera e parë që zhvillonte një ndeshje të vlefshme për kupat e Europës në fushën e vet dhe hera e parë që kalon një tur në Europë.  Turi dytë sjellë përballë Laçit një skuadër të fortë si ukrainasit e Zorya-s. Ndeshja e parë do luhet të enjten e ardhshme, në Kiev.

Kalon Flamurtari
Pas Laçit edhe Flamurtari ka kaluar në turin e dytë në Europa League. Fitorja në ndeshjen e parë në Gjeorgji përballë Sioni Bolnisit me rezultatin 3-2 e ka bërë të pavlefshme humbjen në Vlorë 1-2 duke vazhduar ëndrrën evropiane.

Gjeorgjianët e nisën mirë ndeshjen pasi kaluan në avantazh me Jaba Ugulava në minutën e 56 dhe autogolin e Taulant Kuqit në të 83’. Por Flamurtari nuk u dorëzua dhe falë mbështetjes maksimale nga tifozët kuqezi arrin që të shënojë golin që e kaloi në turin e dytë me Ardit Shehajn 5 minuta nga fundi.

Sulmuesi i ri i talentuar vlonjat, i hedhur në fushë si zëvendësues, ka shpëtuar nderin e kuqezinjve të Gjokës, me atë gol të minutës së 85-të. Rezultati i dytë takimeve është 4-4, por Flamurtari kaloi falë golave në fushën kundërshtare. Në turin tjetër Flamurtari do të përballet me rumunët e Petrolul Ploieşti.

Jashtë Kukësi
Kukësi është dorëzuar në “Qemal Stafa” përballë kazakëve të Kairat Almaty në barazim pa gola duke qenë larg formës së edicionit të kaluar që kaloi tre ture në Europa League duke shkruar historinë e futbollit shqiptar. Humbja në fund në Kazakistan 1-0 u ka kushtuar shumë verilinorëve që nuk arritën të përmbysnin shifrat në ndeshjen e kthimit.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO