Flamurtari e bën sefte në shtëpi
sot super sfida Skënderbeu -Tirana

Flamurtari e bën sefte në shtëpi<br />sot super sfida Skënderbeu -Tirana
Rikthim në shtëpi dhe inaugurim të stadiumit me një fitore të pastër 2-0, Flamurtari zhyt akoma më shumë në krizë ekipin e Vllaznisë këtë edicion.
 
Kuqezinjtë kanë marrë fitoren e parë në kampionat, pas një barazimi dhe dy humbjeve, ndërsa Vllaznia në 4 ndeshjet e zhvilluara nuk ka marrë asnjë pikë duke blinduar fundin dhe paralajmëruar një edicion shumë të vështirë për mbijetesë.
 
Me dy gola në pjesën e parë nga Greca në të 18’ dhe Tskhadadze në të 42’ Flamurtari ka nisur të marrë veten.
 
Ndërsa sot do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 4, Skënderbeu- Tirana në orën 20:00 në Korçë.
 
Sfida pritet që të jetë e fortë, nisur edhe nga edicionet e kaluara. Në prag të ndeshjes Josa llogaritet 3 pikët, ndërsa Muça ironizon duke thënë se kur Tirana luante në Europë, Skënderbeu ishte në Kategorinë e Parë.
 
Megjithatë bardheblutë ëvshtirë se do të harrojën festimin e Muçës për një gol të shënuar ndaj Tiranës kur drejtonte Skënderbeun.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim