Flamurtari i vajzave 'bën ligjin' në Ligën Unike, Tirana e pëson keq në Vlorë! Trajneria Hasanaj: Tani objektiv fitimi i kompeticionit

Flamurtari në basketboll për vajza përveç kampionbatit po shkëlqen edhe në Ligën Unike. Së fundmi vajzat vlonjate dominuan plotësisht ndeshjen përballë Tiranës, duke fituar në pallatin e sportit të qytetit bregdetar 71-58 me pikë. Për rrjedhojë Flamurtari renditet i pari në kompeticionin ku bëjnë pjesë 6 skuadra, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova.

“Kjo ndeshje na siguroi katërshen, ndërsa për vendin e parë kemi edhe dy ndeshje akoma. Tani kemi objektiva të tjerë, por fillimisht të rregullojmë gjendjen fizike, pasi ka patur shumë ndeshje. Në një javë kanë qenë 3 ndeshje,”-u shpreh Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.

“Ne jemi larguar pak nga objektivat për të siguruar katërshen, pasi kemi vetëm dy fitore. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se duhet të luanim mirë. Tani i vetmi objektiv që kemi është kampionati dhe të shkojmë deri në finale,”-deklaroi Mirza Alibegaj, trajnere e Tiranës.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në Ligën Unike Flamurtari kryeson renditjen me 15 pikë, 2 në më shumë se skuadra e Bashkimit që renditet e dyta.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja