Flamurtari, Idrizi: Stadiumi
pa tifozë, si funerali i Dukës

Flamurtari, Idrizi: Stadiumi<br />pa tifozë, si funerali i Dukës<br>
Flamurtari u ndal dje në një barazim me Kukësin, ndërsa presidenti Sinan Idrizi u shpreh se stadiumi pa tifozë ishte si një funeral, ose si funerali i Dukes.

“Në sfidën kundër Kukësit, Flamurtari më krijoi emocione. Po flas si tifoz, sepse nuk hyj dot në çështje teknike, pasi nuk e zotëroj këtë kompetencë.

Unë nuk hyj kurrë në dhomat e zhveshjes. E kam takuar ekipin ditën e djeshme, por nuk kam folur për futboll. Fola vetëm për diellin e Vlorës. Stadiumi pa tifozë?

Ishte si një funeral, më saktë funerali i zotit Duka, pikërisht ai që zbras stadiumet e Shqipërisë dhe që dënon një qytet të tërë”, tha presidenti i klubit të Flamurtarit në RTSH.

Flamurtari u dënua për të zhvilluar 3 ndeshje pa tifozë për shkak të një parrulle. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)