Flamurtari kallëzon Dukën,Idrizi:
Ky është vetëm hapi i parë
PDF/Kallëzimi penal i Idrizit për shoqatat

Flamurtari kallëzon Dukën,Idrizi:<br />Ky është vetëm hapi i parë<br />PDF/Kallëzimi penal i Idrizit për shoqatat<br>
Administratori i klubit të futbollit “Flamurtari”, Sinan Idrizi, ka depozituar dje në Prokurori një kallëzim penal ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Kallëzimi ndaj FSHF-së vjen për shoqatat fantazmë, të cilat rezultojnë të paregjistruara në gjykatë. Pas dorëzimit të kallëzimit, Idrizi deklaroi për media se ky ishte hapi i parë i dukshëm dhe se do të ketë hapa të tjerë.

Sipas tij, kallëzimi penal është bërë për shoqatat e paligjshme. "Do bëj kallëzim penal për shoqatat fantazmë, shoqatat e paligjshme, pas njoftimit në media, që bëhet fjalë për  një situatë të tillë. Janë 12 shoqata të paligjshme, pikërisht për këtë bëmë kallëzim penal. Fjalën e ka prokuroria tashmë, ky është hapi i parë i dukshëm ka edhe hapa të tjerë", deklaroi Idrizi.

FSHF tenton regjistrimin e shoqatave
Ndërkohë, FSHF thellon edhe më tej paligjshmërinë. Qeveria e futbollit në vend po mundohet t’i ligjshmërojë shoqatat fantazmë në gjykatë. Portali “vipsport.al” raporton se në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, dje është hedhur shorti për regjistrimin e katër prej këtyre shoqatave të cilat kanë të drejtë vote në Asamblenë e FSHF-së.

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës, Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier dhe Shoqata Shqiptare e Minifutbollit po tentohet të regjistrohen nga FSHF për të thelluar edhe më shumë skandalin që i rrethon ato dhe votimin e tyre të jashtëligjshëm në Asamble.

Shoqatat fantazma
Ka disa ditë që ka plasur skandali i shoqatava fantazma që janë me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së. Fillimisht u vërtetua që 8 prej tyre nuk janë të regjistruara në gjykatë, ashtu siç e përcakton ligji dhe më pas të martën Bashkim Fino, kandidati për president i FSHF-së ka nxjerrë për publikun dokumentin e vërtetimit të mosregjistrimit edhe për 4 shoqatat e tjera.

Bëhet fjalë për 12 shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale: Shoqata Rajonale Tiranë, Shoqata Rajonale Shkodër, Shoqata Rajonale Lezhë, Shoqata Rajonale Durrës, Shoqata Rajonale Elbasan, Shoqata Rajonale Fier, Shoqata Rajonale Korçë, Shoqata Rajonale Gjirokastër.

3 janë shoqata që kanë lidhje direkte me aktivitetin si: Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e mjekeve sportive, ndërsa 1 është Shoqata e Futsallit. Sikur të mos mjaftonte kjo paregullsi ligjore, realisht këto shoqata janë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njerëzit që i përfaqësojnë ato në Asamblenë Zgjedhore dhe që kanë të drejtën e votës, janë të punësuar ose bashkëpunëtorë të ngushtë të Federatës.

Rëndësia e votës së shoqatave
Sipas statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit më 7 shkurt në Durrës, Asambleja e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore do të përbëhet nga 66 anëtarë me të drejtë vote. 54 janë klube sportive të gjithë kategorive të futbollit dhe 12 janë shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale, 3 janë shoqatat e Arbitrave, Trajnerëve dhe e Mjekëve Sportiv, ndërsa 1 është Shoqata e Futsallit. Pra njerëzit që do të votojnë për këto 12 shoqata kanë pesëh shumë të madhe në garën që po zhvillohet për kreun e FSHF-së.

Duke pasur këto 12 vota të sigurta Duka e nis shumë i avantazhuar garën përballë rivalit të tij Fino, i cili siç ka deklaruar publikisht nuk ka ndërmend që ta tolerojë këtë gjë. Fino ka deklaruar se kjo është shkelje e rëndë ligjore që ai nuk ka për ta toleruar dhe denoncimi që ka bërë klubi i Flamurtarit në Prokurori është mishërimi i kësaj deklarate. Tashmë duke se në betejën për presidencën e FSHF-së do të futen edhe organet ligjore duke e bërë edhe më të fortë dhe të paparashikueshme.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës