Flamurtari kampion në basketbollin
për femra, mundi në finale Tiranën 

Flamurtari kampion në basketbollin<br />për femra, mundi në finale Tiranën 
Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketbollin për femra.

Fitorja 60- 52 ndaj Tiranës në ndeshjen e katërt të play off i ka sjellë flamurtarit fitoren e 21 në histori. Ekipi i Vlorës kishte fituar dy takimet e para ndaj Tiranës, ndërsa humbi ndeshjen e tretë, për të ardhur tek takimi i katërt në Vlorë,aty ku ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Flamurtari e mbylli sezonin e rregullt në vend të tretë, ndërsa në gjysmë finale triumfoi ndaj “Goga Basket” dhe në finale ndaj Tiranës.

Pavarësisht se kundërshtarët kishin avantazhin e ndeshjeve më shumë në fushën e tyre, Flamurtari i përmbysi të gjitha parashikimet duke fituar pas Kupës së Shqipërisë  dhe Superkupën e titullin kampion. Kupa  i është dorëzuar ekipit vlonjate nga sekretari i FSHB Korab Lllazani, i cili ka vlerësuar skuadrën vlonjate për paraqitjen e bërë në këtë kampionat.
 
Me fitoren e këtij kampionati, Flamurtari plotëson tripletën duke vendosur hegjemoninë në kampionatin shqiptar. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje