Paqe në Vlorë. Flamurtari dhe Kukësi ndahen në barazim 1-1 në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës. Kampionët në fuqi e mbyllën pjesën e parë në avantazh pas golit të Bakaj. Bakaj shënoi me mjeshtëri nga një goditje dënimi duke kaluar topin poshtë murit. Ndërsa në fraksionin e dytë vlonjatët e Duros barazojnë.

Kapiteni Tomisllav Bushiç shënon golin e gjashtë sezonal duke mposhtur me kokë Koliçin. Kukësi e mbyll fazën e parë në vend të dytë por 7 pikë larg Skënderbeut ndërsa i treti është Flamurtari.

Ndërsa Skënderbeu nuk shkëlqen por fiton. Korçarët mposhtën 2-0 Vllazninë në ndeshjen e javës së 9-të dhe marshojnë drejt titullit kampion duke kryesuar me 25 pikë.Golat u shënuan në pjesën e dytë fillimisht me Afrim Takun.

Mesfushori shënoi me një gjuajtje nga brenda zonës në minutën e 57-të golin e katërt sezonal. Ndërsa 6 minuta nga fundi Ali Soue i vidhet mbrojtjes shkodrane dhe mposht portierin Selimaj për herë të dytë.

Skënderbeu di vetëm të fitojë. Ndërkaq edhe zyrtarisht Partizani shkarkoi Mark Iulianon dhe drejtimin e skuadrës e merr Sulejman Starova.

dy.b/shqiptarja.com