Flamurtari luan titullin e mbijetesën
skenari si shpallet Partizani kampion

Flamurtari luan titullin e mbijetesën<br />skenari si shpallet Partizani kampion
Padyshim që me atë që reflekton tabela e renditjes kampionati shqiptar i futbollit është ndër më emocionuesit deri në metrat e fundit, pasi ende nuk dihet se kush mes Skënderbeut dhe Partizanit do të ngrejë trofeun e kampionit për këtë edicion.
 
Fitorja e Partizanit dje rihapi gjithçka, tashmë kampionati dhe titulli do të vendosen në Vlorë, aty ku Flamurtari mund të hakmerret ndaj Skënderbeut për ‘luftën’ e ashpër në fushë dhe jashtë saj para 4 vitesh kur luftonte për  trofe.
 
Skënderbeu kryeson me 76 pikë, ndërsa Partizani ka 74 pikë. Partizani që të dalë kampion duhet që të fitojë me Teutën, ndërsa Skënderbeu duhet të humbë ose të dalë barazim në Vlorë.
 
Humbja e korçareve dhe fitorja e të kuqve e shpall kampion Partizanin me një pikë më shumë në renditje, por edhe nëse Skënderbeu barazon në Vlorë sërish Partizani fiton trofeun, pavarësisht se do të ishin të dy ekipet me pikë të barabarta 77, pasi në ndeshjet direkte Partizani ka fituar dy herë ndaj korçarëve, ka barazuar një dhe ka humbur një.
 
Por përpos urrejtjes, Flamurtarit i duhen pikët, pasi rrezikon edhe mbijetesën, ndërkohë që Skënderbeu e ka pasur gjithmonë të vështirë që të fitojë në Vlorë.
 
Megjithatë çfarëdo që të ndodhë, trajneri italian i të kuqve, që solli një frymë tjetër në pjesën e dytë të kampionatit shprehet se Partizanit është fituesi moral i Superiores.
 
“Nuk e di si do të përfundojë ky kampionat sepse Skënderbeu ka më shumë mundësi se sa ne, por besoj dhe e them edhe në emër të klubit, ne ndihemi kampionë moralë të këtij kampionati”u shpreh ai.
 
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!