Flamurtari mbush xhepat, trajneri:
Duam fitoren përballë Tiranës

Flamurtari mbush xhepat, trajneri:<br />Duam fitoren përballë Tiranës
Flamurtari-Tirana, tashmë zbret në fushë, pas shtyrjes prej 24 orësh. Ditën e martë pritet një ndeshje e luftuar në Vlorë, pavarësisht objektivave të kundërta që kanë të dyja skuadrat.
 
Trajneri i Flamurtarit Gentian Mezani në një dalje të tij për mediat ka konfirmuar se pret në ndeshjen e të martës një Flamurtar që do të kërkojë vetëm fitoren, duke pasur në konsideratë faktin se pikët janë jetike.
 
Sipas tij i vetmi favorizim për Flamurtarin nuk është shtyrja e ndeshjes, por thjesht fakti që vlonjatët do të luajnë në fushën e tyre.
 
Ndërkohë referuar faktit se zgjidhja e situatës financiare është një motiv më shumë për lojtarët në fushë, Mezani ka sqaruar se edhe deri me tani, pavarësisht problemeve që kaloi skuadra, futbollistët e kishin mendjen në fushe.
 
Megjithatë nuk e përjashton rritjen e motivimit pas kalimit të rrogave, ndërsa ka një mesazh referuar gjashtë pikëve të hequra që sipas tij i takojnë Flamurtarit dhe duhen rikthyer pasi janë fituar në fushën e lojës.
 
Tek Flamurtari pritet të ketë mungesa gjithsesi, si ajo e Zeqirit, ndërsa po shihet me vëmendje edhe situata e Veliut apo Shkodrës, lojtarë për aktivizimin e te cilëve do të vendoset para ndeshjes, ndërkohë që qëllimi dhe objektivi mbetet fitorja.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas