Flamurtari arrin fitoren e parë në këtë kampionat duke mposhtur Lushnjen me rezultatin 3-1.
 
Ndeshja e javës së 2-të e Superligës mes vlonjatëve dhe lushnjarëve është luajtur në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh.
 
Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro e nis ndeshjen mjaft keq.
 
Flamurtari që në minutën e 24-të mbetet me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Bicaj ndëshkohet me karton të kuq pasi ofendoi gjyqtarin e takimit.
 
Më pas është Lushnja që kalon në avantazh me Gavën në minutën e 31-të.

Megjithatë vlonjatët do të arrinin përmbysjen e madhe që në pjesën e parë.

Fillimisht Flamurtari barazon me Danilo Alvesh në minutën e 38-të dhe më pas Bushiç përmbys rezultatin në minutën e 43-të.
 
Në pjesën e dytë Musta vulos fitoren Flamurtari 3 dhe Lushnja 1.Kuqezinjtë marrin tre pikët e para ndërsa Lushnja mbetet pa pikë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com