Flamurtari mposht Teutën
vlonjatët  në vend të tretë

Flamurtari mposht Teutën<br />vlonjatët  në vend të tretë
Java e tretë e Superiores është mbyllur me ndeshjen Teuta- Flamurtari, në të cilën vlonjatet kanë arritur të marrin një fitore 1-2 edhe pse në transfertë.

Ka qenë kapiteni Bushiç i cili në minutën e tretë ka kaluar skuadrën e drejtuar nga Shpërtim Duro në avantazh.

Gjithashtu në minutën e 37- të, do të ishte sërish kroati i cili do të dyfishonte rezultatin për Flamurtarin.

Pjesa e dytë e lojës ka dhuruar emocione në shkallët e stadiumit, ku nuk kanë munguar rastet e rrezikshme nga të dyja skuadrat.

Do të ishte një 11- metërsh në minutën e 74-të, ai që do të çonte në realizimin e golit të vendasve. Penalltia u realizua nga Lena, por portieri Nurkoviç arriti ta grushtonte jashtë portës e më pas do të ishte Hila ai që shtyu në rrjetë topin dhe rihapi takimin.

Edhe pse Teuta bëri gjithçka për të sjellë sërish balancën në fushën e gjelbër,nuk arriti të kalonte portierin e Flamurtarit.

Pas tre javësh Teuta lëshon kreun e renditjes, ndërkohë që skuadra vlonjate merr vendin e tretë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool