Flamurtari prezanton Nikolic
Magani: Na intereson Gilman Lika

Flamurtari prezanton Nikolic<br />Magani: Na intereson Gilman Lika
Lëvizjet në kampionatin shqiptar të futbollit vazhdojnë me intensitet të lartë. Flamurtari ka prezantuar dje zëvendësin e Muzakës, i cili do të jetë malazezi Baco Nikolic. Flamurtari nuk ka humbur kohë, teksa vetëm 2 ditë pas largimit të Muzakës në drejti  të Tiranës ka zyrtarizuar malazezin me mjaft eksperiencë.

Firma me mesfushorin vjen pas atyre me Avni Pepën dhe Albin Hoxhën. Nikolic vjen nga skuadra serbe Borac Cacak, ndërkohë që në karrierën e vet ndër të tjera ka luajtur edhe me Sheriff Tiraspolin në Ligen e Europës, në fazën e grupeve. NdërsaTirana ende vazhdon me lëvizjet, teksa dy futbollistë brazilianë i janë bashkuar. Marcio Pit dhe Caio Tavera sipas faqes së klubit kanë mbërritur në Durrës për t’u bashkuar me skuadrën. I pari luan si mbrojtës i majtë ndërsa i dyti luan si mesfushor.

Te dy brazilianët do të provohen për disa ditë. Ndërkohë që po dje ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin maqedonas Ristavski. Trajneri Magani është më se i kënaqur me afrimin e Muzakës dhe Kahatas. “Tirana ka bërë një blerje të goditur me Muzakën, por edhe meKahata. Me këta dy futbollistë e kemi kompletuar skuadrën në krahët. Tani kërkojmë një mbrojtës dhe një mesfushor qendre me tipare sulmuese. Gilman Lika është një futbollist tepër cilësor dhe na intereson” tha ai. Por në garë për Likën është edhe ekipi i Skënderbeut.

Kampionët e Shqipërisë ndodhen në Spanjë, ku kanë humbur edhe miqësoren e dytë dje me Ado Den Haag. Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se dje ka firmosur kontratën e re me futbollistin shkodran Florind Bardulla. Ai pas një përvoje të shkurtër rikthehet serish në shtëpi. Kontrata e re ka një afat 2.5 vite.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'