Tri finale nga pesë të tilla i janë dashur Flamurtarit në basketboll për femra të shpallej sot pasdite kampion i Shqipërisë. Vajzat vlonjate fituan sot 76-65 ndaj Tiranës në finalen e tretë të play off-it, duke fituar 3-0 serinë e finaleve. 

Një triumf i merituar i ekipit vlonjat, që para publikut të tij sot nuk zhgënjeu, duke e komanduar ndeshjen në shumicën e kohës. Për Flamurtarin ky është titulli i 22-të në karrierë, por është trofeu i parë sezonal për vlonjatet, ndërkohë që Tirana ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

Flamurtari arriti ta dominojë kampionatin në fazën e dytë, kur mori kreun e renditjes dhe e mbrojti atë deri në fund, ndërkohë që lojërat e mira i tregoi edhe në play off.  Fitorja 3 ditë më parë në finalen e dytë në Tiranë ishte shumë e rëndësishme për rrugën drejt titullit, pasi suksesi arritur në fushën e bardhebluve praktikisht vulosi suksesin e titullit. 

Basketboll – Femra, Finale Play off
Flamurtari – Tirana, 65-48 (9-10, 21-12, 19-10, 17-16)

Tirana – Flamurtari, 54-58 (21-13, 11-18, 17-17, 5-16)

Flamurtari – Tirana, 76-65 (17-20, 23-16, 22-25, 14-14)