Flamurtari-Skënderbeu e trukuar?
100 mijë euro për blerjen e lojtarëve

Flamurtari-Skënderbeu e trukuar?<br />100 mijë euro për blerjen e lojtarëve
Ajo të cilën të gjithë e kane thënë disa herë nën zë, në korridoret mediatike dhe në kafenetë sportive për shit-blerjen e ndeshjeve, duket se tashmë ka marrë jetë.

Në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit ku korçarët e Skënderbeut do të udhëtojnë në Vlorë për të zhvilluar ndeshjen e fundit, ndeshje e cila përcakton edhe kampionin e këtij sezoni, vjen edhe skandali më i madh sportiv i vitit.

Burime Policisë së Shtetit kane deklaruar për TemA-n se po hetohet për një takim të dyshimtë midis personave pranë Presidencës së FC Skenderbeu dhe një personi të dyshimtë të botës se bixhozit në qytetin e Vlorës, inicialet e të cilit janë O.B.

Po të njëjtat burime thanë se dyshohet që personi në fjalë ka marrë një shumë të konsiderueshme parash, shumë e cila shkon në rreth 100.000 euro.

Burimet policore konfirmojnë se këto para do të përdoren për të garantuar blerjen e disa lojtarëve të Flamurtarit, për t`i “dhuruar” kështu titullin e 6 radhazi “Ujqërve të Dëborës”.

Flamurtari ndodhet në vendin e 8-të të renditjes në Superligën shqiptare me 35 pikë, e ndjekur menjëherë nga ballshiotët e Bylis me 32.

Në rast barazimi në ndeshjen Flamurtari – Skëndërbeu, vlonjatët sigurojnë qëndrimin mes më të mirave të kampionatit shqiptar, por rrezikohet kampionati për korçarët.

Për momentin pritet vazhdimi i hetimeve por nëse konfirmohet ky informacion i bie që ky të jetë skandali më i madh i ndodhur ndonjëherë në Superligën shqiptare.

Shit-blerja e ndeshjeve është një fenomen që ka zënë mjaft hapësirë si në mediat vendase, ashtu edhe ato të huaja.

Gjithashtu, disa ndeshje kanë kaluar për hetim edhe në Prokurori.

Duke marrë shkas edhe nga karakteri krenar vlonjat, si edhe nga hijet e mëdha të dyshimit për trukime ndeshjesh, lind natyrshëm pyetja, a do e lënë vlonjatët krenarinë e tyre menjanë, dhe të blihen me para për të rrënuar kështu një kulturë sportive që e karakterizon këtë qytet?

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!