Flamurtari- Skënderbeu, blindohet
Vlora, 250 policë në gatishmëri

Flamurtari- Skënderbeu, blindohet<br />Vlora, 250 policë në gatishmëri
Policia e Vlorës është vendosur në gatishmëri të plotë duke angazhuar 250 policë dhe 10 grupe të shërbimeve të FNSH për mbarëvajtjen e ndeshjes Flamurtari- Skënderbeu, e cila do të zhvillohet sot në orën 17:00, ndërsa në stadium pritet që të jetë edhe kryeministri Edi Rama për të ndjekur ekipin e qytetit ku është zgjedhur deputet. 
 
Duke parë tensionin e ditëve të fundit, urrejtjen në vitet e fundit mes dy tifozerive dhe rëndësinë e sfidës masat janë maksimale për të shmangur incidentet e mundshme.
 
Flamurtari ka në dorë fatin e Skënderbeut, pasi nëse do ta ndale me humbje ose barazim dhe nëse Partizani do të fitojë në Tiranë ndaj Teutës, të kuqtë do të shpalleshin kampion, ndërsa korçaret do të zbrisnin nga froni pas 5 viteve.
 
Në Vlorë urrejtja është e madhe për një titull të mohuar sipas tyre padrejtësisht para 4 viteve dhe ky është momenti, sipas tifozëve që ekipi duhet të hakmerret ndaj Skënderbeut.
 
Kujtojmë që mes dy ekipeve ka pasur edhe më parë incidente të rënda, ku është goditur edhe Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Takaj.
 
Për të frikësuar tifozët, policia njofton se janë marra masa për filmime dhe dokumentimin e plotë ligjor të paligjashmërive, pasi do të jenë nën vëzhgim të plotë të policisë.
 
 
Masat për ndeshjen
Në këtë kuadër përveç shërbimeve policore që do të jenë të pranishme në të gjitha ambientet e stadiumit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti dhe sigurimin e rregullit të lëvizjes së tifozëve, nga ana e strukturave të policisë është vendosur:
 
- Ndalimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve, nga ora 08:00 e mëngjesit të datës 18.05.2016, deri në përfundim të ndeshjes, përpara ambienteve të stadiumit dhe pas Pallatit të Sportit.
 
- Po ashtu nuk do të lejohen tregtarët ambulantë në këtë zonë dhe në lulishtet përpara stadiumit.
 
- Do të ndalohet përdorimi i  pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarrëve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e stadiumit.
 
- Qytetarët që do të marrin pjesë, të jenë të pajisur me mjet identifikimi (Kartë Identiteti) dhe të marrin masa për paraqitjen në ambientet e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit, pasi  në orën 17:00, do të ndalohet hyrja e mëtejshme në stadium.
 
- Për fëmijët nën moshën 14 vjeç, kërkohet që të jenë të shoqëruar nga prindërit e tyre.
 
- Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Klubi i Futbollit “Flamurtari” kërkojnë një sjellje korrekte dhe të kulturuar të tifozëve, shmangien e veprimeve që mund të çojnë në konflikte ndërmjet tifozëve dhe cënimin e rendit publik.
 
- Janë angazhuar rreth 250 punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë aktivitetit si dhe 10 grupe të shërbimeve të FNSH-së.
 
- Të gjitha lokalet rreth stadiumit do jenë të mbyllura nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit.
 
- Janë rritur patrullimet në qytet me qëllim mbajtjen nën kontroll të dy tifozerive.
 
- Janë marrë masa për shoqërimin e skuadrave, të arbitrave si dhe të tifozëve të skuadrës mike.
 
Policia e Vlorës, i’u bën thirrje të dy tifozërive që të tregojnë qytetari e të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti futbollistik. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!