Flamurtari e ka nisur me këmbën e mbarë pjesëmarrjen në Europa League këtë edicion duke fituar ndeshjen e parë në Gjeorgji me rezultatin 2-3 përballë Sioni Bolnisi.
Tre golat e shënuar në fushën kundërshtare dhe përmbysja spektakolare e disavantazhit tregojnë ambiciet dhe forcën e vërtetë të kuqezinjve. Ndeshja nisi mjaft e mirë për ekipin e drejtuar nga Nesti Gjoka që kalon në avantazh vetëm pas 20’ lojë me Franc Veliun.
Por avantazhi i kuqezinjve nuk zgjat shumë, pasi Isiani barazon pas 7 minutash dhe kalon Sioni Bolnisin në avantazh 3 minuta pas golit të barazimit. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, e dyta nis me një ritëm akoma më të lartë nga të dy ekipet. Vendasit tentojnë që të shënojnë golin e tretë, por Flamurtari mbrohet mirë dhe barazon me Kuqin në të 74 duke surprizuar gjeorgjianët.
Edhe pas mbarimit të kohës së rregullt Flamurtari beson te fitorja duke mos u dorëzuar dhe shënuar me shkodranin Gilman Lika golin e tretë në të 90+3' që ka vlerën e kualifikimit, pasi kthehen në Shqipëri me një avantazh të konsiderushëm për ndeshjen e dytë që pritet të jetë formalitet nga kuqezinjtë, të cilët duket se do të shkojnë larg këtë edicion në Europë.
Kukësi humbet në Kazakistan
Kukësi ka nisur aventurën e ekipeve shqiptare në Europë me humbje në Kazakistan përballë Kairat Almaty me rezultatin minimal 1-0.
Sfida e zhvilluar në "Almaty Central Stadium" përfundoi me fitoren e vendasve falë golit të Darabaev në minutën e 89 të takimit.
Kukësi kishte mundësinë më të mirë të ndeshjes për të shënuar në minutën e 52, teksa goditi shtyllën me anë të Sokol Cikalleshit.
Pavarësisht humbjes ekipi i drejtuar nga Agim Canaj zhvilloi një ndeshje pozitive përballë një kundërshtari që e njihte shumë pak.
Kukësi do të luajë ndeshjen e kthimit në Tiranë pas një jave duke shpresuar se do të arrijnë atë që bënë një sezon më parë ku edhe pse debutues në Europa League kaluan tri ture, duke vendosur një rekord të ri shqiptar në këtë drejtim.
Laçi barazon
E ndërsa Flamurtari fitoi, e Kukësi humbi, Laçi arriti që të merre një barazim me shumë vlerë përballë ekipit të Rudar Velenje me rezultatin 1-1.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 17 me Klinar, ndërsa Laçi barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt me Adeniyi duke mbajtur gjallë shpresën për të kaluar në turin tjetër.
Laçi nuk shikohej si favorit për të kaluar, por duke parë ecurinë pas ndeshjes së parë ka shanse reale, pasi ndeshja e kthimit luhet në Shqipëri më datë 10 Korrik.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com