Flamurtari zgjedh Levin, Kukësi
‘peng’ serbët, prezantohet Muça

Flamurtari zgjedh Levin, Kukësi<br />‘peng’ serbët, prezantohet Muça
Flamurtari i edicionit të ri ka filluar të marrë formë. Administratori Sinan Idrizi ka zgjedhur timonierin e ri që do të drejtojë kuqezinjtë për edicionin e ri në Superiore. Vlonjatët kanë surprizuar me lëvizjen në bankinë, pasi teksa pritej që tekniku i ri të ishte italian, Idrizi ka vendosur që t’ia besojë projektin e ri trajnerit çek, Stanislav Levi.

Tekniku është i njohur për publikun shqiptar, pasi më parë ka drejtuar edhe ekipin e Skënderbeut me të cilin fitoi një titull kampion, por aventura në Shqipëri nuk ishte shumë e gjatë, pasi vendosi që të largohej duke qenë se nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin nga Korça për të vazhduar.

Trajneri Levi pritet që nesër të firmosë kontratën me Flamurtarin, e cila pritet që të jetë një vit me të drejtë për të rinovuar edhe për një tjetër edicion nëse gjithcka do të shkojë sipas planeve. Por tifozët nuk e kanë pritur mirë duke e cilësuar zgjedhje të dështar.

Tekniku prej shkurtit të 2014 ishte pa skuadër dhe ka punuar si drejtor teknik te Omonia Nikosia. Pas largimit nga Skënderbeu, Levi mori me vete në Poloni te Slask Vrochlav sulmuesin Sebino Plaku, por që lëvizja rezultoi dështim.

Megjithatë tani që lojtari është pa ekip mund t’i bashkohet projektit të Levit në Vlorë te Flamurtari. Levi pritet që të nisë gjithcka nga fillimi në Vlorë, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve pritet që të largohen pas dështimit këtë edicion.

Tirana prezanton Muçën
Tirana prezanton të premten nesër në orën 12:00 trajnerin e ri të skuadres. Shkëlqim Muça do të nisë zyrtarisht punën për sezonin 2015-2016 pasi të firmosë kontraten me klubin bardheblu.

Tirana do të prezantojë për mediat projektin për sezonin e ri. I pari është trajneri e pas tij do të ketë zhvillime konkrete për skuadren. Gjate prezantimit te trajnerit mund te njoftohet edhe firma me disa lojtare, teksa dy prej tyre mund te jene Ditmir Bici dhe Sebino Plaku, ndersa mund te zyrtarizohen edhe largimet.

Kukësi në udhëkryq
E ndërsa Tirana dhe Flamurtari zyrtarizuan teknikët, Kukësi ende nuk ka vendosur asgjë. Sot presidenti Gjici ka realizuar një takim me trajnerin Radanoviç dhe ndihmësin e tij, Ivan Gvozdenoviç, por vendimi sipas burimeve brenda klubit ende nuk është marrë dhe gjithcka do të vendoset përfundimisht të Enjten.

Gjasat janë që dyshja serbe të drejtojë Kukësin dhe në Europë, por synimi i projektit të Gjicit është kampionati dhe kupa.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë