Në një kohë kur siguria në sistemin e gjyqësorit dhe kushtet e e punës janë kthyer në kryefjalë të javëve të fundit, sidomos pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar rikonstruktimin e të gjitha godinave të sistemit të drejtësisë deri në vitin 2030. Lajmi u bë me dije në çelje të episodit të 3-të të podcastit ‘Flasim’, të cilin kryeministri ia dedikoi zhvillimit të industrisë së bimëve medicinale. 

Për Ramën, infrastruktura e godinave nuk është arritur të mirëmbahet apo të menaxhohet nga vetë drejtësia, dhe kjo për shkak të pavarësisë që fitoi ky sistem pas reformës në drejtësi. Kryeministri është shprehur se qeveria zotohet për të marrë përsipër dhe këtë mision, për t’i ofruar vendit institucione dinjitoze, prokurori e gjykata, për të shtuar këtu dhe performancën dinjitoze.

“Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi. Ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin, në transportimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur. Kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë.

Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave se nuk mund vazhdojmë me arme me hapësira dhe mjedise gjykatash e prokurorish që janë shumë larg të qenurit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë me ngushtësira që pastaj përkthehen me një performancë që le shumë për të dëshiruar”, tha Rama.

Për hartimin e një plani për rindërtimin e këtyre godinave, ka folur dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë raportimit vjetor në komision. Lamallari u shpreh se godinat kanë nevojë imediate për ndërhyrje, ndërsa plani është ndërtuar në bashkëpunim me KLGJ dhe Prokurorinë e Përgjithshme. 

Ndër të tjera, Rama foli dhe për lirimin e hapësirave publike nga veriu në jug të Shqipërisë. Kryeministi tha se ky operacion nuk do të ndalet në asnjë ditë derisa ngrehinat pa leje t’i kthejnë qytetarëve hapësirën e zaptuar në mënyrë të paligjshme.

“Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin e kam thënë që ditën 1, nuk është një aksion, është një operacion, i cili do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizmit urban të vendit, në çdo pjesë të organizmit urban të kryeqytetit dhe do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e cilëve do ta zëri një hapësirë e re bashkëjetese mes komunitetit dhe njësive tregtare”, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama ka bërë me dije se një ish-kazermë në afëri të Petrelës do të kthehet në një park i emëruar si ‘Parku i Besimit’. Projekti i është besuar një studioje nga Danimarka ‘Big’. Në këtë destinacion, banorët e Tiranës dhe jo vetëm, do të gjejnë pemët, bimët, frutat, lulet e të gjitha Shkrimeve të Shenjta.

Kryeministri ka komentuar dhe konferencën e investimeve mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë. Rama tha se pas këtij suksesi, dëshiron që konferencë të kthehet në traditë për vendin tonë, me qëllim për të tërhequr sa më shumë protagonistë dhe për të krijuar me tepër impakt.

Nga të ftuarit u vu përballë një pyetje të rëndësishme: A është lodhur nga politika dhe qenit kryeministër? 

“Kjo është një histori ngjitje, zbritesh rrëshqitjes, në momente të caktuara ndihesh i rrëzuar. Ka shumë presion, stres, ka momente dhimbe fizike sepse është shumë e vështirë ose e pamundur që t’ia shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm.  Patjetër që në momente të caktuara mund të vijë të plasësh, por ajo që kam vënë re ajo ‘lëre këtë punë’ është sipërfaqësore, nuk vjen nga shumë thellë”, tha Rama.

Të rinjve me ide inovatore u bëri thirrje të aplikojë për projekte me premtimin se qeveria nuk do tua mbyllë derën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:30
Rrugëtimi i gjatë në krye të qeverisë, Edi Rama: Kur arrin majën je vetëm! Ka momente që të vjen të plasësh, por të heq dorë, jo!

Kryeministri Rama, në podcastin e tij ‘Flasim’, për disa minuta ka folur për rrugëtimin e tij të gjatë në krye të qeverisë. E pyetur nga e ftuara, Marsela, nëse ndonjë ditë është ndjerë i lodhur dhe ka menduar që të heqë dorë, Rama tha se kjo ka ndodhur, por që është diçka sipërfaqësore dhe e pandikueshme për vijimësinë.

Rama u shpreh se kur arrin në majë, je i vetëm për të marrë vendime. Ai shton se ka afër gjysmën e tij më të mirë, duke iu referuar bashkëshortes Linda, por pavarësisht kësaj, je përsëri vetëm për tu përballur me pasojat.

“Natyra ime janë muret, aty kalon koha më e madhe. Koha ikën gjithmonë e më shpejt. Çdo vit kalon më shpejt se viti paraardhës dhe kur kthen kokën pas mahnitesh që koha ka ikur aq shpejt.

Kjo është një histori ngjitje, zbritesh rrëshqitjes, në momente të caktuara ndihesh i rrëzuar. Ka shumë presion, stres, ka momente dhimbe fizike sepse është shumë e vështirë ose e pamundur që t’ia shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm. Sigurisht nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, sepse i ke disa njerëz, dikë që e ke shumë afër, siç kam unë gjysmën time, ose ke disa njerëz, por në fund kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Ti do ta marrësh e ti do të përballesh me pasojat. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Për ty mund të jetë vendim shumë i vogël, por për dikë q ka një problem personal është një moment shumë i rëndësishëm. Duhet të dish të thuash jo, por kur thua jo sigurisht që do të marrësh përsipër dhe energjinë negative të dikujt që s’ta kupton. Patjetër që në momente të caktuara mund të vijë të plasësh, por ajo që kam vënë re ajo ‘lëre këtë punë’ është sipërfaqësore, nuk vjen nga shumë thellë”, tha Rama.

K.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 19/10/2025 18:54

    Po ti e ndrite me bletet, te kosherja paska qene problemi!

    Përgjigju
  • Anonymous: 19/10/2025 12:44

    Me mir tkishe ndertun ndonje fabrik shtetrore te punsoheshin njerzit

    Përgjigju
  • Lavatricja: 19/10/2025 11:22

    Nuk heq dot dore, sepse nuk mundesh, jo se nuk do. Kur te mbaroj pune mafia me pastrimin e eurove dhe trekendeshi Bermudes i cili eshte Media, Gjyqesor, dhe Pushtet ekzekutiv dhe legjislativ, organizata e strukturuar kriminale, atehere ti do te largohesh dhe do te filloj makthi jo vetem per veten tende.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 19/10/2025 13:11

      Mafia o Lavatrice nuk mbaron pune asnjehere sa te jete saliu me shkelzenin , mos I qaj hallin Rames , ai Shqiperine e ndryshoj po mendimet dhe veset qe moren shqiptaret 30 vjet nga saliu nuk I ndryshon dote , se jeni pabuksa( pa tru ) qe ju kane zene myk .

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?