Flasin 4 finalistët e DWS : “Fitorja e Elvanës e merituar”

Flasin 4 finalistët e DWS : “Fitorja e Elvanës e merituar”
Pas përfundimit të DWS dhe shpalljes fituese të Elvana Gjatës konkurrentët finalistë të spektaklit janë shprehur pozitivisht për fitoren e saj. Fituesi i vendit të dytë, Vedat Ademi ka thënë se kjo eksperiencë do të mbahet mend gjatë prej tij, por ishte publiku ai që vendosi. Ndërsa Foto Strakosha i cilëson të dy si fitues duke mos ndarë asnjerin prej tyre. Ndërsa Zhaku në faqen e saj zyrtare në Facebook ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen duke premtuar se shumë shpejt do të dalë në treg albumi i saj muzikor. 

Vedat Ademi 

Nuk u mërzita aspak. Në fakt nuk jam mërzitur asnjëherë kur nuk kam fituar sepse në karrierën time artistike, unë kam fituar një gjë shumë të madhe dhe ai është publiku. Për mua kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që do ta mbaj mend gjatë dhe më vjen mirë që dola si burrat nga kjo garë. Në fund të fundit është publiku ai që vendos. 

Xhani Shqerra 

Mbërritja në finale për mua ishte një sukses më vete. Ky rrugëtim në këtë edicion ka qenë me tatëpjeta dhe mund të them me bindje të plotë që ka qenë një pasqyrim i gjithë jetës sime artistike dhe private i bazuar në emocione autentike, në pasion, talent dhe vullnet në punë. Të jem i sinqertë e prisja që të ishte Elvana fituese, por për konkretizimin e familjes që Vedati po pret do të dëshiroja që çmimin material ta fitonte ai. Ndërsa kupën e meritonin të dy derisa të dy arritën në finale. Po sigurisht që Elvana e meritonte të ishte fituese, sepse na nderoi të gjithëve. 

Foto Strakosha 

Ishin të dy shumë të mirë dhe të talentuar, dhe mendoj që të të dy e meritonin fitoren sepse më pëlqyen shumë vërtet. Për mua “Dancing Ëith The Stars” ishte një eveniment shumë i bukur. Ishte një eksperiencë që nuk e dija as vet që do të merrja pjesë në të. Ndihem shumë i lumtur sepse kam dal shumë i kënaqur nga ky spektakël. 

Zhaku
Faleminderit shumë për dashurinë që më keni dhënë dhe për votat gjithashtu . Faleminderit për mbështetjen dhe fjalët e mira. Kjo më duket si ringjallja e Krishtit :) Por tani me këtë ringjallje të dashurisë dhe komunikimit mes meje dhe jush nuk duhet të ketë më fund. Së shpejti unë dhe partneri im në jetë dhe muzikë do publikojmë albumin tonë dhe do të zhvillojmë edhe koncerte, të cilat do mund të jenë edhe pika takimi mes nesh miq të dashur. Ju falenderoj shumë dhe ju dua shumë. 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë