Flasin artistët në homazhe: Radi
ishte origjinal, nuk imitoi askënd

Flasin artistët në homazhe: Radi<br />ishte origjinal, nuk imitoi askënd
TIRANE-Këngëtari i shquar Francesk Radi është përcjellë për në banesën e fundit me homazhe e nderime nga dera e Radiotelevizionit shqiptar këtë të martë.

Artistë të skenës muzikore, librit e teatrit kanë ndarë dhimbjen me familjarët, bashkëshorten Tefta Radi dhe 2 fëmijët.
 
Ata janë shprehur se Francesk Radi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare. Kompozitori Aleksandër Lalo tha për Report TV se Radi ishte një zë origjinal në muzikën shqiptare.
 
“Për mua Franko në atë kohë, pavarësisht se kohët kanë ndryshuar, Franko në llojin e vet ishte tepër i radhë, i kanë vënë shumë emërtime që ka imituar këtë, por në fakt Franko nuk ka emërtuar askënd, por ndoshta kanë pasur idenë për ta krahasuar me Celentanon, në kuptimin e vlerësimit cilësor por jo në kuptimin e imitimit”, u shpreh kompozitori Lalo.   
 
Kantautori Elton Deda me krenari pohon se rrugën e muzikës Rock e ka shënjuar i pari Radi.   
 
“Për mua Franko është modeli i kantautorit shqiptar, modeli edhe modern edhe perëndimor, ai është i dënuar përjetësisht të kujtohet”, tha Elton Deda.
 
Në festivalin e 11-të këngës në Francesk Radi është internuar vetëm për stilin e këngës, duke u dërguar të punojë në pyjet e Pukës. Sadik Bejko ish- redaktor i festivalit shpreh dhimbjen për dënimin e padrejtë.  
 
Françesk Radi hyri në muzikë pikërisht në atë periudhë që quhet e imperializmit në vitet 70-73. Për mënyrën si këndonte Radi, vinte me kitarë, ishte edhe këngëtar edhe kantautor. Internimi i Radit në Pukë ishte shumë e thjeshtë sepse këta tipat që ishin të lindur këngëtar të rinisë që ishin të muzikës së lehtë që ishte në intonim me muzikën e lehtë botërore, do zhdukeshin nga skena”, deklaroi Sadik Bejko.
 
Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm edhe disa politikanë shqiptare, si ish-kryeministri Sali Berisha, ministrja Eglantina Gjermeni, Aldo Bumçi e të tjerë. Në fjalën e përcjelljes, duke folur për jetën e vështirë të këngëtarit, Aleksandër Lalo mallëngjehet dhe i kundërvihet politikanëve për mungesën e  vëmendjes ndaj artistit.
 
“Kam një mesazh jo vetëm për ne që jemi  mbledhur këtu, nuk do kisha dëshirë që në këtë ceremoni të vinin politikanë të cilët na kanë mërzitur jetën. Është gjë e kundër ajo që kemi bërë ne artistët përkundrazi kemi shtuar jetën njerëzve i kemi dhënë kënaqësi. Nuk do kisha dëshirë që as intervista të jepnin këta njerëz që as nuk e njohin Frankon, skanë lidhje me Frankon”, tha Lalo. 
 
Ndërsa bashkëshortja Tefta Radi mes lotëve tha vetëm dy fjalë dinjitoze
 
“Dua të them që unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë ti flisnin, dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet, faleminderit të gjithëve për respektin”, u shpreh bashkëshortja Tefta Radi. 
 
Këngëtari ndërroi jetë të hënën më 3 prill nga një hemorragji e rëndë cerebrale. Francesk Radi iku, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrën e  publikut me këngët e tij origjinale dhe kitarën e tij të dashur. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë