Një ditë pas protestës së dhunshme në pikën kufitare të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, forcat e shumta të RENEA kanë ‘blinduar’ qytetin verilindor, duke kryer kontrolle për kapjen e personave të përfshirë në protestë.

Report Tv ka arritur të kontaktojë disa persona, të cilët kanë pohuar se janë kontrolluar nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shumë qytetarë janë mbledhur sot para komisariatit në Kukës, me pretendimin se u janë arrestuar familjarët e tyre.

“Policia na ka ardhur në 4 të mëngjesit për kontroll. Arrestimet për pjesëmarrje në protestë. Policia me armë dhe maska në duar, na terrorizuan. Nuk e dimë ku i kanë çuar të afërmit tanë”, thanë ata.


Lajmi kryesor:

Dhuna në 'Rrugën e Kombit', 23 të arrestuar, Spaho: I lironi urgjent ose situata eskalon