Flasin garuesit e FRESSH: Kolgega,
Osmani, Mukaj, Rukia dhe Muçaj

Flasin garuesit e FRESSH: Kolgega,<br />Osmani, Mukaj, Rukia dhe Muçaj
Kryesuesi i listës fituese, Eljo Hyska, vëlla i personazhit të njohur Turjan Hyska, nuk ka preferuar të flasë pas suksesit të tij. Numri dy, Shpati Kolgega, i treti Gentjan Osmani dhe e pesta, Marinela Rukia ndanë emocionet e tyre për këtë garë.

Kolgega
“Ishin 20 ditë shumë të bukura dhe intensive në FRESSH, ku kam kuptuar disa gjëra shumë të rëndësishme. E para, ky forum është vital, plot jetë dhe mundësi të jashtëzakonshme! Jam frymëzuar sesi qindra-mijëra të rinj me vlera, nga e gjithë Shqipëria janë angazhuar në një garë që ndodh për herë të parë në vendin tonë! Kam kuptuar se FRESSH-i është forumi i të gjithëve, të rinj e të vjetër, punëtorëve e idealistëve, gjimnazistëve, studentëve, profesionistëve. Kam kuptuar sesa e rëndësishme është që të bëhemi bashkë për një kauzë, sesa të fortë jemi kur punojmë për të njëjtin qëllim”,-tha Kolgega.

Osmani
“Në fazën e dytë, nga 285 kandidatë të kësaj fazë kaluan 20 kandidatët në të mirë. Brenda këtyre 20-ve, 5 janë finalist që shkojnë të anëtaret e forumit, një anëtar një votë. Procesi do jetë në 61 Bashki, ku secili do ketë komisionerët e tyre dhe formularët do jene identike me të K.Q.Z-se për të testuar votëbesimin e anëtarëve ndaj kryetarit të ardhshëm. Problematikat që unë shfaqa në fillim të garës ishin të shumta, por ato u sheshuan menjëherë. Problematikat ishin tepër teknike, të cilat lidheshin me problemin e serverit të ueb-site. Ndryshe nga konkurrentët e tjerë, unë ndoqa filozofinë "face to face". Mendova që është një nga mënyrat më të mira për të qenë pranë qytetarit dhe për të rritur besimin e tyre. Ekipi im ka punuar pothuajse mbi 18 orë në ditë duke prekur 12 qarqet e Shqipërisë. Ndryshe nga kandidatët unë ndoqa  strategjinë, një votues-një rekrutues. Pra votoje për mua, por dhe ktheheshe vullnetar për të punuar bashkërisht me mua. Ishte një eksperiencë e bukur dhe ka lënë gjurmë pozitive tek unë. Në këtë proces mbeti dhe diçka nga unë: "masive" duke e bërë ekuivalente me shprehjen "me qetësi dhe dashuri"”,-tha Gentjan Osmani për Shqiptarja.com.

Mukaj
“Mos u mundo të bëhesh njeri i suksesshëm, por më mirë të bëhesh i vlefshëm”-nga  Albert Einstein. Mbështetet edhe motoja ime e këtij rrugëtimi në garën e Fressh Voice, por edhe më tej, pas saj. Sepse vë re që njerëzit vrapojnë pas numrave, atyre numrave të suksesit, e në fakt suksesi do të ishte i kotë nëse nuk përkthehet në vlefshmëri. Jam tej mase i lumtur që gjendem tek 5 më të mirët e fazës online të votimeve, dhe sigurisht që ky është produkt i përkushtimit dhe dëshirës për të qenë Modeli i Ri në këtë rrugëtim, i cili të paktën për mua, nuk mbaron në finalizimin e zgjedhjes së kryetarit, por përkundrazi, pikërisht aty fillon rrugëtimi. Kjo fazë e garës nuk nxori kryetarin, por evidentoi kandidatë të cilët do të jenë të spikaturit e kësaj gare ku së fundmi njëri prej tyre fiton. Përgëzoj të gjithë ata që me mbështetjen e tyre arritën të bëjnë një punë të shkëlqyer jo vetëm në suportin e kandidatit të preferuar por edhe me përhapjen masive të Fressh Voice”,-tha konkurrenti i katërt, Elsamed Mukaj.

Rukia
“Faleminderit për konsideratën, unë jam vetëm një ndër 20 fituesit e kësaj faze, padyshim merita është e gjithë miqve të mi, të cilët i falënderoj me shumë përzemërsi. Kam vetëm një koncept për të shtuar: Nganjëherë nuk na mjaftojnë sytë për të parë. Suksese të njëzetëve, le të fitojë më i miri”,-tha Marinela Rukia për Shqiptarja.com.

Francesko Muçaj
"Pas 20 ditësh pune intensive, në mes te diellit përveluës, poshtë shiut dhe përtej lodhjes, së bashku me grupin me të mrekullueshëm dhe të përkushtuar, arritëm të grumbullojmë plot 3455 vota, 3455 mendje dhe zemra qe besojne te vizioni dhe te filozofia ime/jonë për një FRESSH më të mirë e nepërmjet kësaj, në të ardhmen për një Rini dhe Shqipëri  evropiane, të emancipuar, për vendin e ëndrrave tona ! 
Bashke jo vetem per te pretenduar drejtimin dhe kryesimin e forumit, por me teper, per te themeluar nje lidership me filozofi dhe praktike pune sipas shembujve te bashkemoshatareve tane anembane globit, jo vetem per te ndjekur shembullin e tyre, por me teper, me ambicien dhe energjine tone unike ne pak kohe do i arrijme per te ecur bashke ne rrugen drejt sfidave te komunitetit evropian ! 
Se bashku do te R-EVOLUCIONARIZOJME konceptimin dhe implementimin e politikave jo vetem rinore, por mbi te gjitha te ndertimit te se ardhmes se perbashket. 
Faza tjetër, do të jetë gjithashtu një sfidë të cilën do e kalojmë me sukses drejt FINALES SË MADHE, ku do të prezantojmë vizionin dhe programin më gjithëpërfshirës, më revolucionar, për projektin e Shqipërisë së Ardhme, për “ Ëndrrën Shqiptare “ ! Ju faleminderit nga zemra, rrugë e gjatë na pret përpara, e vështirë, e mundimshme, por ne bashkë do ia dalim". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois