Flasin lojtarët e kombëtares
Kapiteni: Italia cinike, jo brilante

Flasin lojtarët e kombëtares<br />Kapiteni: Italia cinike, jo brilante
Nga Memushaj, te Cikalleshi, Roshi, Hysaj dhe kapiteni Agolli u shprehën të zhgënyer për humbjen me Italinë. Të gjithë lojtarët fajësojnë sulmin për rastet e humbura.
 
Sokol Cikalleshi
Duhet të ndihmoja ekipin edhe në mbrojtje. Italia krijon pak raste, por shënon. U penalizuam nga penallti.
 
Nëse do të kishim shënuar në fillim do të ishte ndryshe, por isha i pafat, pasi nuk arrita të shënoj. Me Sadikun krijuam dicka më shumë, por me shënimin e golit të dytë gjithcka u mbyll.
 
Memushaj
Mund të bënim dicka më shumë në sulm, pasi patëm disa raste të pastra për të shënuar.
 
Duhet të bënim gol, pasi Italia nuk të fal, pati rastin e parë, fitoi penalltinë dhe shënoi.
 
Goli i dytë na hoqi cdo shpresë. Kjo ndeshje për mua ishte speciale, pasi jam rritur në Itali.
 
Shqipëria është vendi im, por Italia është shtëpia ime. Më erdhi keq ajo që ndodhi me tifozët.
 
Por unë i falenderoj, pasi pak kohë më parë kur kalova një moment të vështirë më dërguan një zarf, nuk e prisja" tha Memushaj.
 
Historike ishte ndeshja për Strakoshën, pasi luajti ndeshjen e parë me Shqipërinë.
 
Strakosha
Nuk jam i kënaqur me rezultatin. Pësova dy gola dhe nuk jam aspak i kënaqur. Jam i lumtur që debutova, por kam edhe shumë për të bërë. Stërvitem cdo ditë dhe jam gati për ekipin tim dhe kombëtaren.
 
Ansi Agolli
Më vjen më shumë keq që nuk shfrytëzuam rastet që patëm. Italia në pjesën e parë kishte dy raste dhe një e shënoi.
 
Por futbolli ky është, Italia u tregua shumë cinike duke fituar. Italia nuk është brilante, por shfrytëzon rastet, atë bëri edhe sot.
 
Jam krenarë për djemtë, kemi bërë më shumë se maksimumi. Përsa i përket asaj që ndodhi me tifozët me vjen shumë keq pas asaj që ndodhi me Europianin.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë