Flasin protagonistët e suksesit të
Skënderbeut, Berisha 1 mln Euro

Flasin protagonistët e suksesit të<br />Skënderbeut, Berisha 1 mln Euro
Triumfi historik i Skënderbeut është komentuar me vlerësime maksimale nga të gjithë protagonistët nga presidenti Takaj dhe lojtarët.
 
Presidenti Takaj të gjithë atyre që kritikuan humbjen e thellë në Lisbonë u kujtoi faktin se të luash me një lojtar më pak nuk është e lehtë.
 
“Portugezët thonë se Sportingu u turpërua në Elbasan, por e njëjta gjë ndodhi me ne në Lisbonë, futbolli është futboll”tha ai.
 
Ndërsa trajneri Josa u tregu i sinqertë teksa deklaroi se nuk e kishte pritur një fitore të tillë.
 
“Nuk e kishim menduar më parë se mund të arrinim një rezultat të tillë, por lojtarët ishin shumë të motivuar dhe të përqendruar. Nuk mund të themi që do shkojmë të kualifikohemi’.
 
Heroi i Skënderbeut, Sabien Lilaj me dy golat e shënuar do të mbetet gjatë në memorien e kampionëve të Shqipërisë.
 
“Jam i lumtur për të dy golat e shënuar. Fitorja erdhi nga një ndeshje ëndrrash, kam zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura në karrierën time dhe jam i lumtur” deklaroi mesfushori.
 
Për mbrojtësin Vangjeli ishte një rezultat që pritej, pasi “Kemi luajtur gjithmonë mirë, por na mungonin rezultatet. Sportingu na mundi me arbitër në Portugali, por sot e pa forcën tonë. Kjo ishte një fitore edhe për ata që nuk besojnë te ne, dhe për ata që mundohen të përbaltin emrin e këtij ekipi”.
 
Nuk kishte si të mungonte edhe një ndër lojtarët më të mirë në fushë për korcarët,Bernart Berisha.
 
“Më pëlqen të luaj në një kampionat të madh dhe mendoj se vlej padyshim 1 milion euro. Kam marrë ftesën nga Kosova dhe do të jem në fushë ndaj Shqipërisë”e mbylli ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna