Flasin shifrat, Arlind Ajeti
mbrojtësi më i mirë i Serie A

Flasin shifrat, Arlind Ajeti<br />mbrojtësi më i mirë i Serie A<br>
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, në analizat statistikore rezulton mbrojtësi më i mirë i Serisë A, për ndeshjet në shtëpi. Mesatarja e vlerësimit nga mediat për mbrojtësin shqiptar është 6.58, duke lënë pas emra të rëndësishëm në Itali, si Benatia, Skriniar, Kulibali, Kolarov, De Vrij e të tjerë.

Ajeti ka rezultuar një surprizë e madhe dhe askush nuk e priste që ai të kryesonte të kryesonte listën e 10 mbrojtësve më të mirë të Serisë A, për ndeshjet në shtëpi, që nga fillimi i kampionatit. Por nëse mbrojtësi kuqezi në aspektin personal po kalon një formë të mirë sportive, në aspektin ekipor Crotone po vuan në fundin e renditjes.

Ekipi i Ajetit ndodhet në vendin e 18-të, që për momentin përkthehet në rënie nga Seria A. Megjithatë, deri në vendin e 14-të skuadrat janë të ngjeshura në renditje dhe Crotone ka shumë mundësi për të mbijetuar.

Ndërsa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të marrë ftesën për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë, që do të luhet më 26 mars të këtij viti në stadiumin “Elbasan Arena”. Duke parë formën jo të mirë të Mavrajt te Hamburg, Ajeti ngroh trajnerin Panuçi, i cili e ka ndjekur edhe direct në stadium futbollistin kuqezi.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron