Fleckenstein 'shuplakë' deputetit
Krichbaum: Nuk ka 7 kushte

Fleckenstein 'shuplakë' deputetit<br />Krichbaum: Nuk ka 7 kushte
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, duke folur gjatë gjatë një interviste për RTSH-në, ka deklaruar se do të çojë në BE mesazhe pozitive përsa i përket reformës në drejtësi.

Fleckenstein është i mendimit se “7 kushtet” e Krichbaum për hapjen e negociatave nuk qëndrojnë pasi nuk mund të pritet deri në plotësimin e të gjitha këtyre pikave për hapjen e negociatave pasi kjo gjë ka ndodhur edhe më vende të tjera.

“Krichbaum përmendi disa pika të cilat tashmë duhet të fillojnë të zbatohen, por nuk besoj se është e drejtë ajo që ai tha, që ne duhet të presim derisa çdo gjë të zbatohet, dhe në 2018-ën, më duket se tha të shohim. Ndoshta është një informacion i gabuar që ka marrë, sepse Bundestagu gjerman nuk ka zë në lidhje me këtë, është Parlamenti Evropian, dhe jo 28 parlamente që duhet të vendosin në lidhje me çdo hap", është shprehur raportuesi për Shqipërinë në PE.

Në intervistën e dhënë për RTSH-në nga Berlini, Fleckenstein tha se kusht për ndezjen e dritës jeshile është nisja e zbatimit të reformës në drejtësi.

“Besoj se është shumë e qartë, dhe e dëgjuat edhe nga Kancelarja Merkel kur iu drejtua z. Rama, ne e kemi parë përparimin e madh që ka bërë Shqipëria. Është shumë të qartë që negociatat duhet të çelen shumë shpejt, sapo të fillojë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Nuk mund të presim për zbatimin e çdo gjëje, sepse në vende të tjera zbatimi fillon dhe gjatë negociatave. Besoj se në lidhje me Reformën në Drejtësi puna është bërë. S i një faktor kyç në bashkëpunimin rajonal, ne jemi shumë të kënaqur me punën e qeverisë”, tha ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës