Fleckenstein: S'negocioj për
protestën.Dialogu në Kuvend

Fleckenstein: S'negocioj për<br />protestën.Dialogu në Kuvend
TIRANE-Knut Flenckestein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian del kundër demokratëve në bojkotin e parlamentit.

I mbërritur në Tiranë në kuadër të bisedimeve për reformën në drejtësi, e cila bllokohet për shkak të këtij bojkoti, Flenckestein iu përgjigj interesit të Report Tv nëse do të luante ose jo rolin e negociatorit për të nxjerrë PD nga çadra para kryeministrisë.

Sa herë që vij këtu flas me zotin Basha.
Por nuk do të negocioj me të për protestën. E parë nga këtu më duket shumë e këndshme tenda. Por do të ishte më mirë të rrinin në parlament. Deputetët duhet ta bëjnë punën e tyre brenda këtij institucionin, pavarësisht gjërave të tjera që bëjnë shtesë jashtë tij
".

Deklaratën eurodepueti e teksa i drejtohej kryeministrisë , pasi kishte zhvilluar një takim larg kamerave me ambasadorin amerikan Donald Lu në hotel ‘Rogner’. Pas bisedës me Ramën, Flenckestein iu bëri të qartë gazetarëve se nuk kishte ndërmend të takohej me liderin e opozitës tek tenda e protestës.

Nuk do të shkoj tek asnjë protestë, jam mysafir në këtë vend”.

Kurse takimi me kryeparlamentarin Meta tejkaloi protokollin, zgjati plot 1 orë e 30 minuta. Për të vijuar me axhendën e takimeve ku përfshihej ai me ministrin e Drejtësisë dhe atë të Integrimit dhe kryedemokratin Basha.

Ora 19:48 Kreu i PD, Basha takon Fleckenstein
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Fleckenstein për më shumë se një orë në selinë blu.
 
Në takim është diskutuar për bojkotin e PD të Kuvendit pas protestës dhe shqetësimet e PD për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ora 17:00 Gjosha takon Flackenstein: Zbatimi i Vettingut të bëhet me transparencë
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka zhvilluar sot një takim me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flackenstein.
 
Gjosha e ka vendosur theksin gjatë takimit me eurodeputetin gjerman te zbatimi transparent i ligjit të vettingut, që sipas saj do të çojë përpara procesin e integrimit.
 
“Është me rëndësi madhore për vendin, që zbatimi i ligjit të vettingut të bëhet në mënyrë transparente.
 
Vetëm kështu qytetarëve shqiptarë do t’i rikthehet besimi të drejtësia dhe vetëm kështu ne do të mund të avancojmë me procesin e integrimit”, tha ministrja Gjosha.
 
Deklarata e Gjoshës për zbatimin transparent të Vettingut vjen pak ditë pasi i dërgoi një letër Komisionerit Johanes Hahn ku shprehte rezervat në lidhje bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
 
Ministrja, vlerësoi gjuhën pozitive të rezolutës së Knut Flackenstein për Shqipërinë, veçanërisht thirrjen për hapjen e negociatave pasi të arrihet avancim i besueshëm në reformën në drejtësi.
 
Ora 13:00 Fleckenstein përfundon takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta
Raportuesi për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein ka zhvilluar me Metën takimin më të gjatë krahasuar me takimet që zhvilloi sot paradite me ambasadorët, Lu e Vlahutin apo me kryeministrin Edi Rama.
Në takimet zyrtare raportuesi ishte i shoqëruar nga ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Takimi me Metën ka qenë dhe më i gjati dhe dalja nga kuvendi e raportuesit është bërë me makinë, duke shmangur kështu pyetjet nga gazetarët.

Ora 11:40 Knut Flenckestien takim me kryeparlamentarin Meta

Ora 11:35 Përfundon takimi i eurodeputetit gjerman Knut Flenckestien i shoqëruar nga ambasadorja Vlahutin me kryeministrin Rama. 

Ora 11:20 Fleckenstein: S'negocioj për protestën.Dialogu në Kuvend
“Do takoj kreun e PD Basha dhe do bisedoj, por nuk do negocioj. Dialogu duhet të bëhet në Kuvend sepse vendi i çdo force është në parlament”.

Kështu u shpreh eurodeputeti gjerman Knut Flenckestien pas takimit që pati me ambasadorin e SHBA, Donald Lu dhe ambasadoren e BE, Romana Vlahutin rreth orës 11:20 në Tiranë.

Po lidhur me protestën e PD, raportuesi për Shqipërinë i PE tha; ‘e qetë dhe tendë e lezetshme”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)