Fleckenstein:Të çelen negociatat
me Shqipërinë, reformat kriter 

Fleckenstein:Të çelen negociatat<br />me Shqipërinë, reformat kriter 
Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të vihet kriter zbatimi i reformave. 

Kështu është shprehur raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, gjatë diskutimeve në Komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian. 

Ndër të tjera Fleckenstein replikoi edhe me eurodeputetët grekë, teksa u vuri në dukje këtyre të fundit se pala greke pretendon se ka probleme me shume vende te tjera. 

Ndërkohë një prej eurodeputeteve greke gjatë fjalës së saj kërcënoi me veton e Athinës për Shqipërinë me pretendimin se kjo e fundit nuk respekton të drejtat e minoritetit dhe të drejtat e pronës. Një eurodeputete greke ka ngritur pretendimin se 19 familjeve minoritare, Shqipëria u ka dhënë vetëm 5 ditë kohë për të lënë banesat, që më pas, sipas saj, do të prisheshin pa leje.

Shqipëria ka detyrim të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët”, tha një eurodeputete greke.

Nga ana e tij, eurodeputeti gjerman, u shpreh se përfaqësuesit grekë në Parlamentin Europian janë shfaqur shpesh herë dyshues dhe problematikë sa herë është diskutuar për anëtarësimin e vendeve të reja në Bashkimin Europian. 

Kolegët grekë shpesh pretendojnë probleme me shumë vende” – ka thënë Fleckenstein, duke pasur parasysh pretendimet e Athinës sa i përket Turqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Draft-rezoluta për Shqipërinë në Parlamentin Europian
Dokumenti “mbështet plotësisht anëtarësimin e vendit në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave”, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian, më 9 nëntor.
 
Pak ditë pasi Parlamenti Europian u kërkoi vendeve anëtare të Unionit pezullimin e përkohshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, Komiteti i Jashtëm Europarlamentar merr në shqyrtim draft-rezolutën për Shqipërinë, e cila “mbështet plotësisht anëtarësimin e vendit në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave”, sipas rekomandimit  të Komisionit Europian, më 9 Nëntor.

Në 7 faqe përmblidhen 21 paragrafe dhe RTSH zbardh pjesët kryesore të dokumentit të hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, ku krahas njohjes së progresit të qëndrueshëm në procesin e anëtarësimit drejt BEsë, theksohet edhe rëndësia për dialog konstruktiv politik, “zbatimin e plotë dhe në kohë” të reformave integruese, në ve[anti për paketën e drejtësisë, por dhe përmbylljen e reformës elektorale, përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 2017, duke kujtuar, në këtë kuadër, rëndësinë e transparencës së financave të partive poilitike.

3
“Rithekson se një dialog konstruktiv, bashkëpunim i qëndrueshëm politik dhe gatishmëria për kompromis është vendimtare për suksesin e reformave dhe për të gjithë procesin e anëtarësimit në BE;”

4
“përsërit se një reformë gjithëpërfshirëse e gjyqësorit është një kërkesë madhore e qytetarëve të Shqipërisë për të rikthyer besimin tek përfaqësuesit politik dhe të institucioneve publike, dhe se kredibiliteti e efektiviteti i procesit të reformave në tërësi, duke përfshirë edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, varet nga suksesi i procesit të verifikimit (veting) dhe reformës në drejtësi.”

5
“Mirëpret strategjinë e re të reformës në drejtësi 2017-2020 dhe planin e veprimit, si dhe rritjen e mjeteve buxhetore për zbatimin; bën thirrje për trajtimin e mëtejshëm të mangësive në funksionimin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë mungesën e pavarësisë nga degë të tjera të pushtetit, drejtësinë selektive, llogaridhënien e kufizuar dhe mekanizmat joefikase të kontrollit, korrupsionin, kohëzgjatjen e përgjithshme të procedurave gjyqësore dhe zbatimit.

6
“Bën thirrje ndaj Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për Reformën Zgjedhore për të përfunduar rishikimin e kodit zgjedhor duke adresuar të gjitha rekomandimet e mëparshme të OSBE / ODIHR-it; Bën thirrje ndaj autoriteteve kompetente për të siguruar zbatimin e duhur në kohë, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të qershorit 2017; Kujton se të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike në përputhje me standardet ndërkombëtare; I bën thirrje partive politike të Shqipërisë për të respektuar ligjin për përjashtimin e autorëve të veprave penale nga postet publike, në frymë dhe në letër, kur të përcaktojnë kandidatët e listave të tyre;

Ndërsa Kuvendit i kërkohet të miratojë Kodin e etikës dhe të forcojë kapacitetet e mbikqyrjes ndaj qeverisë,  Parlamenti Europian, sipas draftit, do të shqyrtojë mundësitë, përmes programeve egzistuese për vendet e zgjerimit, për të ndihmuar kolegët shqipëtarë,  në këtë kuadër, për ushtrimin e rolit mbikqyrës dhe rritjen e cilësisë së legjislacionit. Vlerësohet përmirësimi i mardhënies së institucioneve shtetërore me shoqërinë civile, por kërkohet rregullimi i kuadrit fiskal për organizatat jofitimprurëse. Toleranca fetare vendase konsiderohet “thelbësore për parandalimin e radikalizmit islamik” dhe luftën kundër terrorizmit. Drafti përsërit gjetjet e raportit të fundit të Komisionit për vendin në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, për administratën publike dhe respektimin e të drejtave themelore, përfshirë për pronat, fëmijët dhe minoritetet, si dhe përsa i takon lirisë së medias.

14
“Rithekson rëndësinë kritike për media profesionale dhe të pavarur në shërbimin publik dhe privat; është i shqetësuar për ndikimet politike në media dhe vetë-censurën e gjithëpërhapur  mes gazetarëve; vë në dukje zbatimin e ngadalshëm të ligjit për mediat audiovizuale dhe vonesat në plotësimin e vendeve të AMAs; bën thirrje për masa për të rritur standardet etike e profesionale dhe bashkësinë e kontratave të rregullta të punës së gazetarëve, për të rritur transparencën e reklamave qeveritare në media dhe për të siguruar pavarësinë e autoritetit rregullator dhe të transmetuesit publik;”

Ky draft pritet të pësojë ndryshime, pas paraqitjes në Komitetin e Jashtëm, të martën pasdite. Mësohet së eurodeputetët kanë afat deri më 10 Janar 2017 për të dorëzuar amendamentet e tyre dhe draft-rezoluta për Shqipërinë pritet të miratohet nga PE gjatë seancës plenare të muajit Shkurt.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?