Flenckestein:Leri përrallat me Soros
Berisha justifikohet: Ka dokumenta

Flenckestein:Leri përrallat me Soros<br />Berisha justifikohet: Ka dokumenta
TIRANE-Brukseli i kërkon ish-kryeministrit Sali Berisha të ndalë deklaratat me Soros, duke i cilësuar ato si ‘përralla’.

Me anë të një konference për shtyp në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flenckestein i kërkoi Berishës të mos tregohet i dobët me deklaratat për Sorosin. Por menjëherë ka replikuar ish-kryeministri Sali Berisha i cili justifikohet duke theksuar se, ‘mafias Soros është e dokumentuar’.

Flenckestein
Që në hyrje të fjalës së tij ne konferencën për shtyp, Flenckestein i adresoi një kritikë ish-kryeministrit Sali Berisha që ditët e fundit ka sulmuar ambasadorët e huaj të akredituar në vend. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian i kërkoi Berishës të ndërpresë deklaratat për Sorosin dhe etiketimet me 'sorosianë'.

Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.
Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët
".

Berisha
“Flencketein u ngut. Mafia e Soros e dokumentuar”. Kështu ka reaguar sot ish kryeministri Sali Berisha ndaj deklaratave të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flenckestein. Me anë të një statusi në Facebook, Berisha cilëson se eurodeputeti u ngut me këtë deklaratë.
 
Përgjigje deputetit të parlamentit Europian, Fleckenstein!

Të dashur miq, deputeti i Parlamentit Europian dhe reporteri per Shqiperine, Knut Fleckenstein ne nje konference shtypi sipas mediave nder te tjera ka deklaruar sa vijon:
"Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”, tha deputeti i parlamentit Europian që vizitoi Tiranë këto dy ditë."

Me kete rast, duke shprehur me sinqeritet vleresimin tim te palekundur per kontributin e tij qenesor personal dhe te Parlamentit Europian ne dekriminalizimin por dhe probleme te tjera te vendit, me duhet t'i them se deklaraten e tij e konsideroj te ngutur dhe te pa bazuar per arsyet qe vijojne:

- Deklaratat e mia per Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si nje rrezik madhor per demokracine shqiptare jane te bazuar jo ne hamendje por ne dokumenta autentike te pakundershtueshme nga te gjithe ata qe duan te besojne te verteten.

- Denoncimet e mia ne parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze te Soros dhe neworkut te tij ne Shqiperi, te bazuara ne dokumenta dhe fakte, datojne vite me pare dhe nuk kane lidhje me polemiken e sotme qe zhvillohet ne SHBA per veprimtarine e kryespekullantit te planetit.

- Xhorxh Soros perfaqeson sot miliardierin qe ka korruptuar me shume se kushdo tjeter mbi toke politikane, personalitete lokale dhe nderkombetare ne vendet ishkomuniste por edhe ne vende te tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individe dhe grupe ne institucione serioze nderkombetare te vendosura ne kryeqytete te vendeve te ndryshme perfshi ketu Berlinin!

Ne kete kontekst, mendoj se jo hedhja poshte me apriori apo paragjykime te zerave qe kerkojne te nxjerrin ne shesh nje te vertete tronditese, por hetimi me transparence nga parlamenti europian dhe parlamente te vendeve te interesuara duhet te ishte pergjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e verteta.

Se fundi, shtoj se me deklaratat e mia kam vetem nje qellim; te mbroje nje te vertet qe e vleresoj se ka interes te padiskutueshem per vendin tim por edhe miqte e mi kudo qe jane! sb


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)