Aktorja e Portokallisë, që edhe pse ka qenë pjesë e këtij formati prej kohësh tashmë, u njoh dhe pëlqye masivisht pas imitimit të Drejtoreshës së tatimeve, Brisida Shehaj, ka treguar se pas spektaklit ka marrë një telefonatë nga kjo e fundit. 

Sipas Delinda Zhupës, Brisida ishte treguar dashamirëse dhe e përgëzoi për përformancën e saj. "Nga një bisedë e bërë me të në telefon, ajo më shprehu se e kishte pritur mjaft mirë daljen time dhe reagoi pozitivisht dhe kjo gjë më bëri ta vlerësoj", tha aktorja për revistën Who.

Dhe sigurisht meqenëse ky personazh u prit mirë nga publiku, do të vijë edhe në situata të tjera komike.