Flet ambasadori: Mësoni
kinezçen, s'është e vështirë
Pak ditë pas deklaratës së kryeministrit Berisha, që gjuha kineze të jetë gjuhë e dytë me zgjedhje në shkollat tona, dje ambasadori kinez në Tiranë, Ye Hao, ka zhvilluar një takim me rreth 60 studentë të gjuhëve të Huaja në Tiranë, që mësojnë edhe gjuhën kineze. Në fjalimin e tij “Magjia dhe ndikimi i gjuhës kineze” ai ka renditur një sërë arsyesh se përse të rinjtë dhe shqiptarët duhet të mësojnë sa më shumë gjuhën kineze.
Ambasadori kinez në Tiranë, pasi u ka folur të rinjve të fakultetit të Gjuhëve të huaja për peshën e Kinës në ekonominë botërore, ka folur edhe për pritshmëritë e të mësuarit të gjuhës kineze. Në fjalimin e tij, “Magjia dhe ndikimi i gjuhës kineze”, ambasadori kinez Ye Hao, u ka shpjeguar të rinjve shqiptarë se aktualisht në mbarë botën po e mësojnë gjuhën kineze rreth 40 milionë njerëz. “Që nga viti 2014 janë hapur më shumë se 350 institute Confuci, që ofron mësimin e gjuhës kineze, nga të cilat 117 prej tyre janë vetëm në Evropë duke e bërë kontinentin që ka më shumë institute Confuci. Në Kanada, Gjermani, Australi dhe Korenë e Jugut, gjuha kinezë është lëndë me zgjedhje për studentët, ndërsa në vendet e rajonit siç është Serbia
dhe Bullgaria ajo mësohet edhe nga gjimnazistët””, - ka thënë përpara studentëve të Gjuhëve të Huaja, ambasadori Kinez në Tiranë, i cili ka shtuar se gjuha kineze është një nga gjashtë formale të punës në OKB.
Në fjalën e tij, ambasadori kinez, Ye Hao, u ka shpjeguar të rinjve se mësimi i gjuhës kineze është i lehtë, pasi ajo nuk ndryshon në kohë dhe në mënyra, por edhe sepse gjuha kineze ë shtë gjuhë e hireoglifeve, e cila ka të njëjtin kumbim si atë të 2000 viteve më parë. “Shqiptarët kanë aftësi të rralla për të mësuar gjuhët e huaja. Ne kemi takuar shqiptarë që flasin gjuhën kineze por ata janë përgjithësisht mosha të mëdha. Unë do ju thoja se mësimi i gjuhës kineze nuk është i vështirë. Kjo, pasi në ndryshim nga gjuhët e tjerë, fjala në gjuhën kineze ka vetëm një kohë, një mënyrë, një numër dhe nuk ndryshon. Po ashtu edhe fjalia. Kjo pasi ajo shkruhet me hireoglife që japin kuptimin e fjalisë. Kjo ka bërë, hireoglifet, që gjuha kineze të jetë më e vjetra. Madje ajo ndryshe nga gjuhët e tjera, nuk ndryshon me kalimin e kohës. Ndryshe nga gjuha fonetike që ka mundësi që pas 2 mijë vjetësh pasarsdhësit të mos kuptojnë kontekstin, gjuha e hireoglifeve kuptohet njësoj si para 2 mijë vjetësh. Madje ashtu siç kanë thënë disa gjuhëtarë: kinezçja mund të jetë shkalla më e lartë e zhvillimit të një gjuhe. Është një gjuhë filozofike”, - u ka thënë ambasadori kinez të rinjve shqiptarë që kanë nisur mësimin e gjuhës së tij.
MARRËDHËNIETAmbasadori kinez në këtë takim me studentët e Gjuhëve të Huaja ka vënë në dukje se mundësitë për t’u punësuar nëse di gjuhën kineze, janë më të mëdha. Kjo pasi parashikohet të rritet shkëmbimi në të gjitha drejtimet mes dy vendeve. Por ai ka vënë theksin se në Shqipëri është e pamundur të gjesh një përkthyer
të kualifikuar apo ciceron që di të flasë gjuhën kineze. “Së pari, nevoja për të tërhequr investimet kineze. Zhvillimit të Shqipërisë i duhen investimet e huaja. Ndërmarrjet kineze po investojnë jashtë vendit, por në rastin e Shqipërisë, ata po përballen me problemin e gjuhës në këtë moment, atyre u nevojiten përkthyes të kualifikuar të gjuhës kineze. E dyta, nevoja për të tërhequr turistët kinezë. Tani, kudo që vizitojnë turistët kinezë, grupi i tille shërben si një motor për të fuqizuar ekonominë lokale. Shqipëria është e pasur me burime turistike, por nuk ka ciceronë që njohin kinezçe, as informacione turistike në gjuhën kineze”, - ka përfunduar fjalën e tij ambasadori kinez në Tiranë, Ye Hao, duke shtuar se mësimi i gjuhës kineze ju jep edhe më shumë mundësi për punësim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02