1772623023_1772347234alikhamenei.jpg

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se vendimi për eliminimin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, ishte marrë që në nëntor nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Vendimi për të eliminuar Khamenein është marrë në nëntor”, tha Katz në një intervistë për Channel 12.

Sipas tij, Netanyahu e kishte përcaktuar këtë objektiv gjatë një mbledhjeje në nëntor dhe zbatimi i planit ishte parashikuar për periudhën maj–qershor të këtij viti.

Katz shtoi se dialogu me Shtetet e Bashkuara erdhi më vonë, pasi në Iran shpërthyen protestat.