“Do ta pres Iglin për gjithë jetën dhe do ta dua gjithmonë”. Kështu është shprehur Ambra Saliji, studentja 19-vjeçare nga Maqedonia, e fejuara e vrasësit të shqiptarit Ismail Luli të dielën në Itali. Do të ishte pikërisht Ambra, shkaku i urrejtjes që Igli Meta 20-vjeçari shqiptar që jeton në Itali, kish “mbjellë” ndaj shokut të tij Luli, të cilin e kish bërë “fajtor” për lidhje me të dashurën e tij.
“Më mori menjëherë në telefon për të më njoftuar”, është shprehur Ambra për “Corriere Della Sera”, - nuk mund ta besoja, nuk është në tipin e tij, nuk e bën ai atë gjë!
“Igli nuk është i dhunshëm, unë e dua dhe nuk e kam tradhtuar kurrë”, - thotë ajo. “Nuk ka justifikim, por ai nuk donte ta bënte. Do më quajnë mua të çmendur sepse përpiqem që ta kuptoj, - vijon Ambra, - por unë e dua. E njoh prej katër vite e gjysmë, është një djalë i ëmbël, nuk është i dhunshëm”.
Lidhur me faktin se xhelozia e të fejuarit për të u bë shkak i vrasjes mizore të Ismailit, Ambra shpjegon se nuk e ka tradhtuar kurrë Iglin. “Nuk do të mundja, e dua, është mashkulli im. Unë nuk isha e interesuar për Ismailin, por ai tentonte”.
“Pas vrasjes pati shumë racizëm, Iglin ishin gati për ta vrarë”, thotë Ambra e cila tashmë është në mbrojtjen e karabinierëve. Në Sant’Angelo, fshati ku u masakrua me thikë 19-vjeçari Ismail Luli, jetesa është bërë e vështirë. “Kam ndjerë shumë racizëm nga ana e të gjithëve. Kur Iglin ishte duke e çuar në qeli, njerezit donin ta rrihnin dhe dëgjova se disa thanë: Për ata do të mendojmë ne!, duke nënkuptuar “ne të huajt”.
Vrasja
Pasditen e së djelës, Igli Meta dhe Marjo Mema e ftuan Ismailin që të laheshin në një lum në zonën e San Martinos. Ata u takuan në stacionin e autobusit ku muaj më parë Ismaili njohu Ambrën dhe shkëmbyen numrat e telefonit. Të rinjtë shqiptarë e çuan Lulin pranë pyllit të San Martinos dhe e kanë lidhur me litar në gjoks, në një kryq pranë një kishe dhe më pas është goditur më shkelma dhe grushte nga Meta.
Ky i fundit donte që Luli të pranonte para një dëshmitari se kishte pasur marrëdhënie me ish të fejuarën e tij. Pas mohimeve të Lulit, Meta i acaruar ka nxjerrë thikën nga xhepi dhe e ka therur atë. Pas ngjarjes, dy të rinjtë e kanë hedhur trupin e 17 vjeçarit në një përrua për të humbur gjurmët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptara.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO