Alessandro Del Pozzo babai i Elenës ka folur pas vrasjes së vajzës së vogël nga e ëmë Martina Patti
Ai e quan vrasje me paramendim dhe se ajo e ka menduar në çdo detaj krimin. Ai shprehet se momentet e çmendurisë pasohen nga momentet e kthjelltësisë. Ajo e varrosi dhe pastroi vendin, shpiku një rrëmbim duke krijuar një alibi dhe goditi makinën e saj.
“Ndjej një boshllëk të madh nga brenda”, tha Alessandro Del Pozzo.
"Gjithmonë i kam premtuar vajzës sime se do të mbaj të sigurtë si çdo baba i mirë, do të jap jetën në vend të saj. Ajo është një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena, e veçantë dhe unike në gjithçka”, tha ai
“Kurrë, se mendoja se nuk do ta kisha mbrojtur nga e ëma. Të gjithë flasin për dashurinë e mamasë, por askush nuk flet për sakrificat që bën një baba. Elena jeton çdo ditë në zemrën time”, shtoi ai.
Elena Del Pozzo në fillim u raportua si e zhdukur por më pas u gjet e vdekur.
5-vjeçarja u vra në shtëpi nga nëna e saj me thikë kuzhine me 15 qershor. Ka qenë presioni i hetuesve që e bënë nënën e saj Martina Patti të tregonte se ka qenë ajo autorja e krimit makabër. E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj pasi ishte xheloze se vajza ishte e afërt me partneren e ish-bashkëshortit, më pas ajo inskenoi rrëmbimin për të mbuluar vrasjen.
Elena u gjet e varrosur disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.
E.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
21.2%
-
Jo
73.3%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2027
Lajme të tjera
-
Në 6-muaj, të huajt investuan në vend 686 mln euro! Industria nxjerrëse fiton terren, shkak Shpiragu! Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë për investimet
25 Shtator, 14:52
-
Trafiku i ri Shqipëri-Itali po lulëzon në heshtje, breshkat e tokës shiten nga 60-2000 euro në tregun e zi
25 Shtator, 14:33
-
Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania dhe Italia, në takim edhe Escobari
25 Shtator, 12:26
-
Italia do të prodhojë avionë të rinj luftarakë me Britaninë dhe Japoninë
24 Shtator, 22:41
-
Italia kritikon planet e Gjermanisë për financimin e organizatave bamirëse në ndihmë të emigrantëve
24 Shtator, 16:24
-
Itali/ Ishulli i Siçilisë goditet nga breshëri me përmasa të topit të tenisit
24 Shtator, 15:10
-
Mattarella hap dyert e dhomës së funeralit në Senat për Napolitanon, zyrtarë të lartë homazhe për ish-presidentin! U shua në moshën 98-vjeçare
24 Shtator, 11:33
-
Shuhet në moshën 98-vjeçare ish-presidenti italian Giorgio Napolitano, drejtoi shtetin nga 2006-2015! Vizitoi dy herë Shqipërinë
22 Shtator, 20:13
-
Zjarr masiv në Siçili/ Banorët vendosin maska dhe hipin mbi çati, evakuohen 20 familje
22 Shtator, 17:20
-
Itali/ I burgosuri ikën nga spitali, në përpjekje për ta ndaluar oficeri rrëzohet nga dritarja dhe përfundon në koma
21 Shtator, 19:21
-
FOTO/ Një parajsë buzë liqenit të Komos, zbulohet hoteli më i mirë në botë
21 Shtator, 17:33
-
Rupert Murdoch jep dorëheqjen si president i Fox and News Corp
21 Shtator, 16:11