Vrasja që trondit Italinë, hetuesit : Nëna ishte xheloze pasi vajza ishte e afërt me partneren e ish-bashkëshortit

Vrasja që trondit Italinë, hetuesit : Nëna ishte xheloze pasi vajza ishte e afërt me partneren e ish-bashkëshortit

Elena Del Pozzo dhe e ëma

Një ngjarje tragjike u regjistruar në Itali, ku një nënë 23-vjeçare vrau vajzën e saj 5-vjeçe dhe e fshehu krimin e saj duke thënë se vajzën e saj e kishin rrëmbyer.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç. Ka qenë presioni i i hetuesve që e bënë nënë të zbërthente se ka qenë ajo autorja e krimit makabër

“5-vjeçarja Elena Del Pozzo, u vra në shtëpi nga nëna e saj me thikë kuzhine”, ky ishte konfirmimi i hidhur nga hetuesit gjatë konferencës për shtyp për hetimin e krimit që çoi në arrestimin e nënës së saj Martina Patti.

Ende shumë rrethana mbeten ende të paqarta lidhur me krimin  rëndë, por ekziston një hipotezë që ka të bëjë me xhelozinë e 23-vjeçares ndaj ish burrit Alessandro Del Pozzo, dhe ndaj afrimitetit që Elena po  tregonte për partneren e re të babait të saj.

“Elena mund të jetë vrarë nga nëna e saj Martina Patti për shkak të një forme xhelozie ndaj partnerit aktual të ish-bashkëjetueses, pasi nuk mund të duronte që gruaja të bëhej e dashur për vajzën e saj", sipas Prokurorit të Katanias, shkruar në një shënim ku rindërton vrasjen e vogëlushes pas arrestimit të gruas.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Magazinën e kthyen në ‘shtëpi bari’, 6 të shoqëruar në polici! Kultivuesit përdorinin hyrjen nga pas godinës 

Magazinën e kthyen në ‘shtëpi bari’, 6 të shoqëruar në polici! Kultivuesit përdorinin hyrjen nga pas godinës