Flet djali i një prej shoferëve që vdiq në aksidentin tragjik në Bullgari: Trupi ju gjet në kabinë, ishte duke fjetur

Trupi i shoferi të dytë të autobusit që u aksidentua në autostradën e Strumës, Kadri Mehmetit, 54-vjeç, u gjet në kabinën e fjetjes në autobus. Këtë e ka konfirmuar djali i tij Besarti, për televizionin bullgar BNT, i cili ka shtuar se trupi i babait të tij është identifikuar tashmë dhe se ai kishte mbi 20 vite përvojë pune. Ai udhëtonte shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i njihte rrugët. Autobusi ishte teknikisht i në rregullt, sipas djalit të tij.

Besari pretendon se Besa Trans ka një shërbim edhe në Turqi. Babai i tij u largua të enjten dhe në Turqi mbërriti të premten. Udhëtime të tilla ai bënte shpesh edhe në Gjermani dhe ai i njihte mirë rrugët. Sipas Besarit, në autobus nuk janë lejuar pasagjerë me bagazhe të rrezikshme - as me mjete piroteknike, as me karburant.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik në Bullgari, prokuroria bullgare: U gjetën vetëm 44 trupat e viktimave! Misteri, i mbijetuari i 8-të i aksidentit tragjik, një arab? Zyrtare, autobusi nuk po transportonte karburant


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë:



×

Lajmi i fundit

John

Basha: Oligarkët e Ramës, pjesë e foltores së Berishës! 3 kalorësit e apokalipsit, bashkë për shkatërrimin e PD