LUSHNJE- Një 66 vjeçar nga fshati Kryekuq i Lushnjës është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një 12 vjeçare. Selman Çarçiu është kapur në flagrancë me të miturën nga nëna e kësaj të fundit e cila ka bërë menjëherë denoncimin në polici. Mësohet se 66 vjeçari kishte rreth 3 muaj që kryente veprime të turpshme me të miturën në dyqanin e tij.
Mamaja e të dëmtuarës kishte ndjekur vajzën e cila ishte nisur për të shkuar në dyqan dhe aty ka konstatuar se vajza e saj kishte rënë pre e ngacmimeve të 66 vjeçarit. Familja e vajzës jeton në një gjendje të mjerueshme ekonomike dhe shumë pranë banesës së 66 vjeçarit. Ndërsa, lidhur me këtë ngjarje, dyshimet e policisë bien mbi faktin se i moshuari ka përfituar nga gjendja e vështirë ekonomike e vajzës për ta mashtruar këtë të fundit.
Deklarata e 66 vjeçarit
Burime nga Policia e Lushnjës thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se 66 vjeçari para grupit hetimor ka pranuar veprimin e tij të turpshëm. Në deklaratën e tij, i moshuari ka thënë nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale me të miturën përveç veprimeve të turpshme ndaj saj.
“E pranoj gabimin që kam bërë. Por në asnjë moment nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, përveç se kam bërë veprime të turpshme me të”, mësohet të ketë thënë 66 vjeçari Selman Çarçiu në momentin që është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ndërsa, i pyetur rreth arsyes përse ka kryer një veprim të tillë, Çarçiu ka ulur kokën dhe ka refuzuar të përgjigjet më tej.
Deklarata e të miturës
Vajza 12 vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije nga policia, ka deklaruar para grupit hetimor dhe në praninë e një psikologu atë se çfarë ka ndodhur me të. “Nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale me të. Ai më ngacmonte sa herë që unë shkoja në dyqan”, ka thënë vajza në polici.
Banorët e fshatit
Televizioni A1 Report ka udhëtuar drejt fshatit Kryekuq ku ka marrë disa dëshmi të banorëve për ngarjen në fjalë. Ata shprehen se kanë mbetur të shokuar në moment që kanë marrë vesh atë që ka ndodhur, pasi në fshat 66 vjeçari njihej si një person me familje të rregullt.
“Selmanin e njohim për banor të sjellshëm në këtë fshat. Ai është baba i tre fëmijëve, dy vajza i ka të martuara dhe djalin e ka emigrant. Selmani këtu jeton vetëm me bashkëshorten dhe ne në fshat e njohim për familje të rregullt, nuk e dimë se si mund ta ketë bërë ai diçka të tillë”, ka thënë një prej banorëve. Por ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë fshat, pasi një muaj më parë një vajzë tjetër e mitur është ngacmuar seksualisht nga një mësues i saj në shkollën 9 vjeçare. Dhe pikërisht duke marrë shkas nga kjo gjë, banorët e fshatit kanë kërkuar që shkolla në fshatin e tyre të ketë një psikolog.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO