FIER - "Marjan Rroku e ka kryer vrasjen me paramendim dhe me ndërgjegje të plotë". Familjarët e Alda Canajt shprehen se Marjan Rroku e përndiqte prej kohësh Aldën dhe kjo është e dokumentuar. Gjatë një prononcimi për Report TV, Bilbil Veliaj, i afërm i viktimave shprehet se ekzistojnë korrespodenca mes babait të Aldës dhe SHIK-ut të kohës për përndjekjen dhe problemin që Rrokaj i shkaktonte familjes Canaj.
"Nuk jam dakord me atë çfarë thuhet tani dhe me atë çfarë shkruhet tani. Ka një sërë dokumentacionesh dhe një sërë korrespondencash që ka me të jatin dhe bashkëshortin e viktimave me shërbimin informativ dhe kjo çështje ka qenë e njohur nuk është se ka qenë një rastësi", thotë ai.
Duke u nisur nga deklarimet e Marjan Rroku se krimi ka qenë momental Veliaj shprehet se kjo nuk është e vërtetë pasi ai kishte kohë që e përndiqte vajzën.
"Ai krim është bërë me ndërgjegje nuk është se ishte një rastësi, nuk është se ajo ishte një përballje e momentit por ajo ishte një ngjarje që ka vazhduar për disa kohë dhe nuk e kuptoj domethënë përse duhet të rivriten edhe një herë këto viktima", shprehet i afërmi i familjes Canaj.
I afërmi i Alda Canajt bën apel që të mos luhet më me këtë rast fatkeqësie, duke e konsideruar si vrasje të dytë.
"Rihapja edhe një herë e kësaj çështje është një rivrasje për të dy viktimat e asaj tragjedie. Autori nëse do të ishte vërtetë ashtu siç pretendon duhet të pranojë dhe të thotë arsyet e vërteta që e shtynë në realizimin e këtij krimi makabër", thekson ai.
Çështja e krimit të dyfishtë u hap pas intervistës së Marjan Rroku, i cili shprehej se vrasjen e kishte kryer në kushtet e tronditjes momentale dhe se ai nuk ishte asnjë lidhje me Alda Canajn.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO