(VIDEO) Tragjedi pas kafes/ Flet i mbijetuari i aksidentit në Fier: Makina me shpejtësi, më përplasi në mur

Fier- Një ditë pas aksidentit të rëndë të Fierit, ku humbën jetën dy kushërinjtë Amarildo Dogani dhe Festim Dogani 21 dhe 29 vjeç, flet kushëriri i tyre, i vetmi i mbijetuar nga përplasja e frikshme një natë më parë.

Martin Dogani tregon se makina ka qënë me shpejtësi deri në 120 km në orë dhe ka frenuar para se ti përplasë. Ai thotë se kishin pirë kafe pak para aksidentit, e të gjithë si kushërinj kishin dalë në trotuar për të biseduar. “Përplasja na i ndali të qeshurat”, -tregon ai.

Martin si ndodhi ngjarja?

Ishim 4 çuna xhaxhallarësh dhe po rrinim në trotuar, jo në asfalt. Kishim pirë kafe tek lokali i xhaxhait dhe dolëm jashtë po rrinim aty. Në atë moment dëgjojmë një zhurmë frenimi të madhe. Pas pak çohet njëri nga çunat ikën i pari, ikën dhe i dytë mua më kap cepi i makinës më përplas në mur. Ngela pa ndjenja, pashë vetëm makinën

Ju e njihni Amarildon, autorin e aksidentit?

E njoh është banor i zonës, e kam pasur shok shkolle.

Sipas banorëve ai bënte veprime jo normale, ecte me frena dore?

Nuk e di ai nuk ka dashur ta bënte atë. Ai ishte shumë çun i mirë, ai mund ta ketë bërë atë për shaka.

Ishte me shpejtësi?

Po besoj me 120 km në orë..

Si doli nga rruga?

Ai ka bërë një frenim

Ju ku po qëndronit?

Po diskutonim si të shkonim në Greqi, po qeshnim pastaj na ndodhi ajo që ndodhi

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00 në fshatin Arapaj të Roskovecit, kur makina e Amarildo Çalamanit që po lëvizte me shpejtësi ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar ku kishin ndalur katër kushërinjtë. Ai i ka marrë përpara dhe kanë përfunduar në kanal

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Ankohen banorët: Në këtë rrugë bëjnë gara, po vihet në rrezik jeta e fëmijëve

Pas aksidentit të mbrëmshëm në Fier ku dy të rinj humbën jetën pasi u përplasën për vdekje nga Amarildo Çalamani, vijnë dëshmi nga fshati Arapaj i Fierit.

Banorët thonë se segmenti rrugor ku dy kushërinjtë u përplasën për vdekje nga miku i tyre është problematik dhe shqetësues edhe për fëmijët e tyre, pasi në krah të rrugës së drejtë ndodhet shkolla. Ata thonë se në këtë rrugë nuk ka monitorim e sinjalizime, dhe kjo gjë iu jep shoferëve mundësinë të ecin me shpejtësi. Banorët apelojnë për ndihmë nga shteti.

“Është 2 km rrugë që është e gjatë dhe njerëzit bëjnë gara, nuk ka sinjalistike. Policia e Shtetit të vijë të bëjë kontroll. Këtu ka shumë trafik mjetesh, kemi probleme edhe me shkollën. Fëmijët s’kanë garanci të shkojnë në shkolla”,- shprehet njëri prej banorëve.

“Kemi një shkollë fillore në buzë të rrugës, rrezikohen fëmijët. Luajnë me njëri-tjetrin dalin në rrugë ata. Të bëhet muri rrethues i shkollës, të ketë një roje”,- shton një tjetër.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumë

NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumë