Flet Kadare: Gjyqi me Nexhmijen
sprovë force e regjimit të përmbysu

Flet Kadare: Gjyqi me Nexhmijen <br />sprovë force e regjimit të përmbysu
TIRANE- Shkrimtari i madh rrëfen në një intervistë për gazetën MAPO, paktin me Nexhmije Hoxhën për “Dimrin e vetmisë së madhe” shfrytëzimin e arkivave.  Kadare flet dhe procesin gjyqësor që po mbahet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës për marrjen e dorëshkrimit të këtij romani. Ai  thotë se do të donte të mos ndodhte gjithë kjo zhurmë, por kujton se “kjo nuk varet nga unë”. Pyetjes që është bërë shpesh në media: Pse kaq vonë? I përgjigjet: “Në të vërtetë historia është e vjetër, mbi 15 vite.”

Shkrimtari thotë se është vendim “i duhur” ai i Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e dorëshkrimit të romanit në Arkivin Qendror Shtetëror, që bën që “me hir a me pahir” palën e paditur detyrohet të dorëzojë dorëshkrimin. Kadare e cilëson gjyqin një test një sprovë force që regjimi kërkon të japë mesazhin se është ende i fortë.

“Reagimin e Zonjës Nexhmije e kam mësuar nga shtypi. Më është dukur i çuditshëm. Duke mos e pranuar këtë formë detyrimi, ajo deklaron gadishmërinë ta japë madje “ta dhurojë” ajo vetë dorëshkrimin. Në këtë rast ajo shkon më tej duke kujtuar se mund të vendosë kushtet. Sipas saj, dorëshkrimi duhet ti dorëzohet Arkivit të Shtetit, por kurrsesi autorit, njeriut që rresht pas rreshti e ka krijuar veprën. Është interesante të vihet re ky refleks i vjetër i regjimit të përmbysur ndaj shkrimtarëve, sidomos shkrimtarëve të njohur. Në rastin për të cilin flasim shkrimtari jo vetëm ndahet nga vepra por gati- gati përftohet si armik i dorëshkrimit të vet! Një përftim i tillë ka gjasë të ketë krijuar te zonja Hoxha iluzionin se ajo mund të bëhet pronare e dorëshkrimit të një romani, që nuk e ka shkruar vetë. Një gjë e paparë gjer më sot në këtë botë”- thotë Kadare gjatë intervistës së botuar sot në gazetën MAPO.

DORËSHKRIMI TEPËR I RËNDËSISHËM
Shkrimtari vlerëson se një dorëshkrim është tepër i rëndësishëm, sidomos një vepër delikate si “Dimri i vetmisë së madhe”. “Në një tekst rreth 1400 faqe, janë qindra fraza të shuara, pra një vepër e tërë e ndryrë brenda veprës. Për të qenë i qartë, dua të shtoj se zakonisht procesi ka shtysë artistike. Në raste të veçanta riformulimi është bërë për të shmangur keqkuptimet, dhe rrallë, tepër rrallë për të maskuar fraza subversive. Nuk e kam pasur zakon një gjë të tillë. Vetë niveli serioz artistik shpesh tingëllon subversiv.”- thotë Kadare.
Një moment artistik dhe historik që Kadare veçoi ishte në pjesën e dytë të romanit, faqe 172 (botimi i parë) ku jepet portreti i Enver Hoxhës sipas perceptimit të shefit sovjetik Hrushovi. Në dorëshkrimin që ai ka në dorë ( i fotokopjuar) fraza që thotë Hrushovi është “Pas kësaj ai mund të vrasë veten” ndërsa në romanin e botuar është bërë :Pas kësaj ai do të gjynjëzohet”. “Janë shuar tri fjalët e fundit që mesaduket do të më jenë dukur si një pakujdesi e tepruar”- sqaron Kadare në intervistë duke shtuar se fraza apo paragrafë të ndryshuar janë me qindra.

S'ME KA SHKUAR NDERMEND TIA DHUROJA
Kadare pranon se ia ka dhënë dorëshkrimin për shkak të kushteve jo të përshtatshme të ruajtjes në banesën e tij të ngushtë, dhe rrezikut të dëmtimit apo të ndonjë përmbytjeje, por “Nuk i ka shkuar asnjëherë ndër mend se kjo mund të ishte një dhuratë.” Mesaduket zonja Hoxha ka një koncept ndryshe për këtë- sqaron Kadare- duke kujtuar se topiku “Dhuratë” në socializëm ishte e zakonshme.
Thelbi i konfliktit për të cilin një gjykatë shqiptare duhet të japë nju vendim është: kujt i përket ky dorëshkrim: Autorit apo ish- drejtoreshës sëArkivit. Kjo e fundit i ka bërë një favor autorit duke e lejuar të shfletojë një nga dosjet sekrete të Arkivit: grindjen shqiptaro- sovjetike. Kjo është e vërteta dhe mesaduket asaj i ngjan e natyrshme që autori ti jetë mirënjohës. Dhe kjo është e drejtë e saj. Pyetja shtrohet nëse sinqerisht ajo beson se ka marrë një dhuratë? Pikërisht këtë, besoj se gjykata do të kërkojë ta vërtetojë. Gjer tani është fjala e autorit kundër fjalës së ish- drejtoreshës së Arkivi”- nënvizon Kadare duke siguruar se nuk ekziston ndonjë akt dhurimi që ai mund të ketë bërë për veprën.

PAKTI ME HOXHËN DHE MISTERI PAS BOTIMIT
Kadare flet dhe për paktin që ishte vendosur mes tij dhe Hoxhës, për shkrimin e romanit: E para do të shfletoja dosjen sekrete, e dyta: Do të merrja shënime me kusht që të mos i riprodhoja, dhe në fund tia ktheja arkivit. E treta: Faqet e romanit do të kishin lidhje me dosjen. Isha i detyruar tia tregoja Arkivit, para se ti çoja në botim.”
Shkrimtari shton se kishte qenë korrekt dhe nuk kishte pasur ndërhyrje nga askush për asgjë. “Romani doli në qarkullim i rrethuar nga një shurdhim dhe nga një atmosferë pothuajse misterioze. Një psherëtimë e keqe kundër tij u ndie qysh në ditën e dytë ose të tretë. Ishte e pakuptueshme. Tirazhi prej 25 ose 30 mijë kopjesh, nuk më kujtohet saktë, u mbarua ditën e dytë. S’do të kalonte veçse pak kohë që një fushatë e pazakonshme të shpërthente kundër këtij romani. Ndër qendrat kryesore që nxisnin fushatën ishte Ministria e Brendshme, KQ i Rinisë, dhe vetë aparati i KQ (ku bënte pjesë instituti i Marksizëm-Leninizmit) bashkë me Arkivin. Nuk kuptoj asgjë, madje as sot nuk e kam të qartë plotësisht çfarë ka ndodhur”- thotë Kadare gjatë intervistës së publikuar sot në MAPO. Intervista u krye në shtëpinë e tij në Malin e Robit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete