Flet “tradhtari” Brahimi: Pse zgjodha 
Zvicrën, Jupi më kërcënoi me varje

Flet “tradhtari” Brahimi: Pse zgjodha <br />Zvicrën, Jupi më kërcënoi me varje
“Tradhëtari” Mërgim Brahimi ka sqaruar pse ka refuzuar Shqipërinë duke pritur ftesën nga Kombëtarja A e Zvicrës.
 
Në një intervistë djaloshi nga Istogu tregon të gjithë prapaskenat rreth largimit të tij nga Shqipëria.

Ai u largua nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën dhe u quajt ‘tradhtar’ nga Redi Jupi, që sipas tij është një njeri që e mashtroi dhe pastaj e kërcënoi me varje në sheshin e Tiranës. 

“Ishte viti 2011 kur FSHF organizoi një kamp në Zvicër dhe shkova që të provohem që t’i bindi trajnerët për të luajtur me Kombëtaren shqiptare edhe pse Zvicra më kërkonte me ngulm, por unë e doja vetëm Shqipërinë. Menjëherë Redi Jupi më ka thënë mua dhe Imran Bunjakut që nuk kemi nevojë të stërvitemi pasi na kanë parë nga afër dhe jemi pjesë e Shqipërisë”, shprehet fillimisht Brahimi.
 
“Të luaja për Shqipërinë ka qenë ëndërr e imja dhe mu bë realitet. Kam luajtur për Shqipërinë U 21 dhe një ndeshje ndaj Iranit me Kombëtaren A. Mezi prisja të më vinte ftesa për të shkuar me qejfin dhe dëshirën më të madhe për të luajtur për vendin tim. Para ndeshjes me Rusinë më erdhi ftesa nga Redi Jupi që të luajmë në Moskë dhe përgjigja ime ishte se duhet të fluturojë një ditë më vonë pasi kishim ndeshje me klubin tim Grasshopper dhe nuk më lejonin. Jupi më tha se atëherë do të duhet ta nxjerrja me para të mijat biletën e aeroplanit dhe kjo gjë nuk ishte në rregull dhe nuk pranova”,-
vijon Brahimi.
 
“Pas insistimit tim që FSHF të paguaj biletën ashtu ndodhi dhe shkova në Rusi. Në Moskë Jupi më kërkoi paratë e biletës që ka paguar FSHF dhe natyrisht që nuk ia dhashë sepse është detyrë e FSHF­-së të paguaj biletat e lojtarëve. Luajtëm ndeshje dhe arritëm një barazim të madh përballë Rusisë 0-­0. Kur po kthehesha për në Zvicër ishim katër futbollistë nga Zvicra, ndërsa tre prej tyre fluturuan mua më thanë se nuk kam biletë kthyese për tu rikthyer.
 
“Kam telefonuar pa rreshtur Redi Jupin dhe të gjithë në FSHF, por askush nuk mu përgjigj. Më mashtruan, më tradhtuan, më lanë të vetëm në një shtet si Rusia dhe u desh të qëndroj një natë në hotel për ta nxjerrë biletën të nesërmen dhe të fluturojë për në Zvicër”,-tregon Brahimi i mërzitur.
 
“Me të ardhur në Zvicër kam thënë se nuk do të kthehem më në Shqipëri deri sa të jetë ai njeri aty. Ai më kërcënoi edhe me jetë duke thënë se do të më varte në shesh të Tiranës por nuk do t’i realizohet asnjëherë ajo dëshirë. Jupi nuk mund të bëhet me shqiptar se unë. Një person si ai që e dëmton Shqipërinë duke i larguar talentet me sjelljet e tij të vrazhda nuk është shqiptar dhe nuk ia do të mirën vendit të tij”,-shprehet Brahimi për “Telegrafin”, teksa tregon edhe përvojën e tij me Zvicrën.
 
“Pas asaj që ndodhi më telefoni trajneri i Zvicrës dhe pranova të luaja për ta pasi ai më dëshironte me çdo kusht. Zvicrës i jam mirënjohës për mundësitë që m’i ka dhënë të rritëm, shkollohem dhe të bëhem futbollist profesionist”,-thotë Mërgimi, i cili në fund zgjodhi të luaj për vendlindjen e tij Kosovën./Telegraf/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore