Flet mbrojtësi Mavraj: Nuk shkoj te
Kosova, unë jam për një kombëtare

Flet mbrojtësi Mavraj: Nuk shkoj te<br />Kosova, unë jam për një kombëtare
Mërgim Mavraj ka deklaruar se do të vazhdoj të luajë për kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht se tashmë Kosova ka ekipin e saj përfaqësues të njohur nga FIFA e UEFA. Mbrojtësi kosovar e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste të dhënë për median gjermane “Kicker”. I pyetur për temën e kombëtares së Kosovës, pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA, Mavraj nuk ka dilemma për vazhdimësinë e tij.

“Gjenerata pas nesh ka për të vendosur të luajë për Kosovën. Personalisht, pas 10 vitesh do të luaja për Kosovën dhe jo Shqipërinë. Në situatën aktuale nuk e mendoj aspak afrimin te kombëtarja e Kosovës. Kjo është edhe kundrejt mirënjohjes dhe detyrimit moral që unë kam ndaj FSHF-së. Dëshira ime e madhe është që këto kombëtare të luajnë nën një simbol kombëtar, ashtu siç ka qenë gjithë kohës”, theksoi mbrojtësi i kombëtares kuqezi.

Pas peripecive të këtij sezoni ku pësoi një dëmtim të rëndë dhe ku iu desh të luftonte shumë për të rifituar një vend në formacionin e skuadrës së tij FC Köln, në Bundesliga, Mavraj është duke pritur me padurim Kampionatin Europian të Francës. “Disa herë jam përpjekur për ta vënë veten atje, në finalet e Europianit, por nuk kam asnjë ide si do të jetë. Kjo është e vërtetë. Për një ekip kombëtar si Shqipëria kjo gjë nuk ndodh zakonisht.

Eshtë një sukses që kurrë nuk e kemi përjetuar, ndaj nuk mund të kuptojmë plotësisht se çfarë do të ndodhë atje, por pritshmëritë janë të mëdha”, ka thënë Mavraj. Duke komentuar grupin e Shqipërisë dhe shanset e kuqezinjve në Euro 2016 Mavraj ka theksuar: “Franca është një nga favorite në grupin tonë. Edhe Zvicra ka qenë gjithmonë e konsideruar nga rivalët, por kjo aktualja nuk është aq e fortë sa nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld.

Shqipëria? Njëri apo tjetri ekip, nëse do të na nënvlerësojë, atëherë kjo do të jetë karta jonë. Besimi ynë është i madh, se mund të shkojmë larg.” Në fund mbrojtësi kosovar ka falenderuar De Biasin që i besoi një vend në përfaqësuesen kuqezi për Euro 2016, edhe pse vinte nga një dëmtim i rëndë. “Më vjen mirë që trajneri dhe stafi më bënë pjesë të kombëtares për këtë event. Unë jam i ndershëm. Në qoftë se do të ishte në duart e mia, ndoshta do të kisha marrë vendimin e gabuar në këtë situatë ”, tha Mërgim Mavraj.

Roshi: Kemi shanse për kualifikim
Për Odise Roshin ky sezon i tij te Rijeka nuk ka qenë ndër më të mirët në karrierë, por tani që është në Kombëtare, ai e ndjen se duhet të japë gjithçka për kuqezinjtë. “Në cdo stërvitje duhet të japim 100%, normale që emocione do të kemi sepse tashmë e kemi realizuar ëndrrën, e kemi prekur me dorë.

Po stërvitemi mirë dhe do të japim maksimumin në miqësoret ndaj Katarit dhe Ukrainës përpara ndeshjes ndaj Zvicrës”. Roshibeson se Shqipëria i ka shnset për të kaluar grupet dhe është i kënaqur edhe me minimumin që të jep kalimin në raundin tjetër. “Unë do të isha i kënaqur me 6 pikë por edhe me 4 pikë besoj se e kalojmë grupin”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!