Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku u dhunua ish-shefi i SHIK-ut, Artan Dauti, ka folur për Report Tv nëna e tij. E moshuara ka treguar për Report Tv se nuk dinte asgjë për ngjarjen dhe se ka mësuar për të përmes telefonit.

Ajo tha se djali i saj jeton në Itali dhe se ishte kthyer për të prej 3-4 ditësh. Kur është njohur me ngjarjen përmes një telefonate, ajo tha se nuk e besonte dhe se ka menduar se ishte në ëndërr.

Intervista:
Ju jeni e ëma, keni marrë vesh për ngjarjen e djeshme?
Jo po them, jo, vetëm kur më morën në telefon
Si ndodhi?
Se di fare, fare. Thosha jam në ëndërr, a ça jam, ku di unë e shkreta.
Djali jeton këtu?
Jo, jo, jeton në Itali.
Erdhi për ...?
Erdhi për mua.
Sa ditë ka që ka ardhur?
Ka nja tre ditë, tre-katër ditë.
Nga e morët vesh si ngjarje?
Nuk di gjë po them, unë si nënë tani e mora vesh.
Djali nuk është në shtëpi tani?
Jo, absolutisht, më vjen keq.

Djali i saj, Artan Dauti, 48 vjeç, u dhunua mbrëmjen e kaluar nga disa persona të paidentifikuar, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë vetë Dauti, që ka lajmëruar policinë, menjëherë pasi është sulmuar nga dy persona.

Ish-kreut të SHIK-ut iu bë pritë në një rrugicë, sapo zbriti nga makina, duke u qëlluar me grushte nga dy persona të maskuar. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com