Flet për herë të parë Duka: Dyshimet të forta se Bylis-Tirana u trukua, po mbledhim fakte me UEFA-n (VIDEO)

Armando Duka në Kukës për inspektimin e punimeve pnë stadiumin e ri "Zeqir ymeri", ka folur për hetimin e ndeshjes  së trukuar Bylis-Tirana.

Duka: "Nuk më vjen mirë që duhet të flasim për trukime pas asaj që ka ndodhur me futbollin shqiptar nga covidi. Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana është e dyshuar për trukim, unë nuk jam jurist dhe hetues, por si tifoz edhe mua ashtu më duket. Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse është e vërtetë për ndeshje të trukuar. Jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar, por edhe ndërkombëtarë dhe Uefa në bashkëpunim të ngushtë, po hetojmë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion.

Nuk është e lehtë në futboll, por vërtet më vjen shumë keq që në një kohë që Shqipëria u largua nga lista e ndeshjeve të trukuara të diskutojmë edhe aq më shumë për nje ekip që është shpallur kampion."

Për ndeshjen Bylis-Tirana komisioni i etikës në FSHF ka bërë dy mbledhje, ndërsa nesër pritet të mblidhet sërish, ku me shumë gjasë mund të ketë një konkluzion paraprak.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman