Kandidatja Siljanovska pranon humbjen, por kryetari i VMRO-DPMNE-së hedh akuza të forta

Kandidatja Siljanovska pranon humbjen, por kryetari i VMRO-DPMNE-së hedh akuza të forta

Zgjedhjet në Maqedonin e Veriut janë dominuar nga Stevo Pendarovski  i cili do të jetë president i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai në zgjedhjet e së dielës ka fituar ndaj kandidates se opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova me një epërsi prej rreth 6 për qind të votave

Ndërkohë kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, nga selia e VMRO-DPMNE-së, pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna ishin të sakta. Ndër të tjera ajo tha se ndihet e përmbushur dhe del kokëlartë nga këto zgjedhje.

"Nuk e dija se takimet direkte, besoja se nëse u ofroj vizion atyre, se do të mund të ndihmoj në ndërtimin e demokracisë në Maqedoni që nuk e ka, dhe kam parë energji të paparë, dialog që më fliste se ajo që e them arrin deri tek ata, dhe besoni se kjo më ka bërë më të re. Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundërkandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën. Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska në fjalimin e saj.

Por nga ana tjetër Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki, deklaroi se zgjedhjet u manipuluan. Sipas tij Gordana Siljanovska humbi  si pasojë e manipulimeve, falsifikimeve të rënda dhe të shantazheve që bëri në këto zgjedhje LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski.

"Sot kishte kërcënimi, gishta të shpejt, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur. Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se kjo është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasoj e tregtisë, dhe këtë e di Zaevi. Por, kjo do të rëndoj edhe mbi Pendarovskit Stevo. Sot Maqedoni zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deliegjitmuar”, tha  Mickosk.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi1: 06/05/2019 10:11

    Lexoni deklaratën e Kryetarit të partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki, e njëjtë me ato të Lulzim Bashës, "qeveri e delegjitimuar, do t'i mposhtim me popullin e ndershëm, qeveri teknike" etj. Sikur kanë të njëjtit shkruesa të fjalimeve. Mos janë të porositur nga Rusia ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU