Flet Profesori italian që ngriti një ‘stuhi’ reagimesh. A do të ketë një valë të dytë të Covid në vjeshtë?

Flet Profesori italian që ngriti një ‘stuhi’ reagimesh. A do të ketë një valë të dytë të Covid në vjeshtë?

Kreu i spitalit San Raffaele në Milano është i sigurt se pandemia nga koronavirusi po merr një kthesë pozitive. A do të ketë një valë të dytë të infeksionit në vjeshtë?

A do të ketë një valë të re të koronavirusit? Gjithashtu edhe në këtë front ekspertët janë të ndarë. Pasi argumentuan mbi fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij aktuale, shkencëtarët tani janë të gatshëm të përplasen në kontekstin e një rikthimi të mundshëm të Covid-19.

Pozicioni i kreut të spitalit Alberto Zangrillo San Raffaele në Milano është i qartë dhe nuk lë vend për interpretim fals

 "Kushdo që për arsyet më të larmishme mund të thotë që vala e dytë e coronavirusit do të jetë në vjeshtë ose shtator ose para Krishtlindjes, thotë gjëra që nuk kanë kuptim nga një këndvështrim shkencor".

Sipas mendimit të tij do të ishte sikur të parashikonte që në Milano do të binte borë ditën e Sant'Ambrogio, më 7 dhjetor: Kjo do të thotë se edhe një herë duhet t'i përmbahemi provave shkencore". Të paktën për momentin të dhënat na tregojnë se pandemia "po merr një kthesë pozitive"- deklaron Zangrillo

Fjalët e profesorit Zangrillo për zhdukjen e virusit nga pikëpamja klinike kishin krijuar reagime të pafundme, por ai dëshiron të specifikojë që teza e mbështetur prej tij nuk do të thotë që koronavirus tani është jo-ekzistent: Ai ekziston por nuk është në gjendje të prodhojë atë situatë të dikurshme në kujdesin intensiv, duket i zbutur sa më ska”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri