Ralf Gjoni pranoi që të marrë mandatin e deputetit duke thyer vendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas vendimit ai ka dhënë edhe arsyet se përse vendosi që të pranonte mandatin nga lista e LSI-së në qarkun e Tiranës. Gjoni thotë se ky ka qenë vendimi më i vështirë politik që ka marrë.
"Ishte vendimi më i vështirë politik të cilin e kam marrë pas një konsultimi të gjerë. Kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë. Emri im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen.
Ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar" tha ai. Ralf Gjoni ka qenë ish-sekretar ndërkombëtar i LSI-së dhe ish-zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe ish-këshilltar për politikën e Jashtme pranë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Gjithashtu, sot KQZ ju dha mandatin edhe dy deputetëve të tjerë të PD, Alban Zeneli dhe Ligoraq Karamelo. KQZ njoftoi edhe 14 kandidatët e radhës për të marrë mandatet, 10 ditë kohë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Opozita e re parlamentare me 15 deputetë.
-
Mos dil as per gjah as pas ores 8 ne dark Ralf se te ujdisen keta
Përgjigju -
Mir ja bere vella kur nuk e shkruajta emrin dhe una ne list do isha deputet sot
Përgjigju -
Mor te hyje kushdo ne parlament vetem ajo dhembcakallja Kejdi kembeshtrembeta nuk durohej kur kakariste para ekranit me shkolle te mesme jepte mend per reformen ne arsim, oh pika e leshelise sa poshte e ka ulur nivelin e performances duke u perfaqesuar nga disa sharebajga te urryera ne popull
Përgjigju -
Vendim sa i veshtire aq I drejte e I pjekur. Respekt per ju, zoteri. Roza
Përgjigju









Komente
Komento