Me siguri të gjithë e mbani mend sherrin e bujshëm të moderatores dhe modeles, Almeda Abazi, me produksionin e Dance With The Stars Albania, i cili u komentua gjatë nga mediat. Ajo akuzoi produksionin se nuk i kishin paguar shpenzimet në hotelin ku ishte akomoduar së bashku me aktorin turk Tolgahan Sayisman.
Më pas produksioni hodhi poshtë akuzat e Almedës duke publikuar foto të faturave ku dukej se gjithçka ishte e paguar. Por ditën e sotme bashkëprezantuesi i këtij spektakli, Rudi Hizmo ka zbuluar të vërtetën e këtij sherri. Ai i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ka treguar se Almedës i është paguar hoteli deri në përfundimin e spektaklit por ajo dhe Tolgahan kanë qëndruar edhe 2 ditë më shumë.
Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju duk pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.
Rudi Hizmo